×
  • Lajme
  • Lajme

    ORCA: Universiteti i Gjakovës shënon përmirësime në publikimet shkencore

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Gjatë një vizite monitoruese në Universitetin e Gjakovës ORCA është informuar për dy zhvillime të rëndësishme si hap i mëtutjeshëm në avancimin shkencor dhe të transparencës së Universitetit të Gjakovës.

    Rron Gjinovci dhe Gramos Buçinca nga ORCA kanë zhvilluar takim me Rektorin e Universitetit të Gjakovës Artan Nimani dhe Prorektoren Vjollca Dibra me ç’rast kanë diskutuar për mundësinë që ORCA të ndihmojë në zhvillimet e mëtutjeshme akademike të Universitetit të Gjakovës, si dhe bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen.

    ORCA ka evidentuar rregulloren e vetme deri më tash nga ndonjë institucion i arsimit të lartë në Kosovë, e cila parasheh kompensime në shuma të caktuara për autorët e punimeve në revista shkencore që ndodhen në platformat e përcaktuara me rregullativat në fuqi. Kjo rregullore ka hyrë në fuqi në Universitetin e Gjakovës në vitin 2020.

    Kjo mënyrë afirmative e rritjes së punimeve shkencore në nivel universiteti dhe në nivel vendi është e bazuar në sistemin çek të financimit të hulumtimit shkencor.

    Megjithëse ka vend për përmirësime, këtë hap ORCA e konsideron jashtëzakonisht pozitiv.Po ashtu ORCA ka pranuar numrin e parë të Buletinit Shkencor i vitit 2020 i Universitetit të Gjakovës, i cili përmban të gjitha punimet e stafit akademik të universitetit të cilat janë të botuara në platformat e pranuara për botim në vendin tonë.

    Ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.ORCA mbetet e përkushtuar që rregullativat e botimit shkencor të avancohen më tutje dhe të bëhen më rigoroze në nivel vendi e po ashtu është e gatshme për t’i ndihmuar institucionet publike të arsimit për t’u avancuar në këtë drejtim.ORCA do të vazhdojë rolin e saj monitorues dhe kritik për institucionet publike të arsimit me qëllim të avancimit të tyre.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.