×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR publikon një sqarim rreth takimit Hoti- Stoltenberg, thotë se s’ka lidhje me incidentet si ai i Karaçevës

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Misioni i KFOR’it në Kosovë ka sqaruar natyrën e takimit që do të ndodhë sot mes kryeministrit Avdullah Hoti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s Jens Stoltenberg.

    Përmes një komunikate për media, KFOR’i ka thënë se takimi Hoti-Stoltenberg ka qenë i planifikuar për një kohë të gjatë dhe nuk lidhet me incidentet e kohëve të fundit siç është ai i Karaçevës.

    “NATO dhe KFOR’i theksojnë se misioni i KFOR’it mbetet i pandryshuar për të mbajtur një ambient të sigurtë dhe liri të lirë të lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244. Takimi mes sekretarit të përgjithshëm të NATO’s dhe z. Avdullah Hoti është i planifikuar për një kohë të gjatë dhe nuk lidhet me incidentet specifike të kohëve të fundit. NATO vazhdon të përkrahë dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja mes Beogradit dhe Prishtinës i cili është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, thuhet në komunikatën e KFOR’it.

    Kryeministri Avdullah Hoti do të takohet sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s Jens Stoltenberg në selinë e NATO’s në Bruksel.

    Hoti dje ka zhvilluar takimin e nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq për të vazhduar dialogun mes dy shteteve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.