×
  • Lajme
  • Lajme

    Peticioni i gastronomëve: S’përjashtohen protestat nëse nuk zgjatet orari

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Peticioni i iniciuar nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po nënshkruhet masovikisht nga qytetarët në të gjitha komuna e vendit.

    Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, në një intervistë për Ekonomia Online ka sqaruar se i kanë bërë presion Qeverisë që ta ndryshojë orarin e operimit të tyre, duke shpresuar që ekzekutivi të marrë parasysh kërkesat e tyre.

    Sipas tij, nëse Qeveria nuk ndërmerr diçka në këtë drejtim, atëherë peticioni do të shkojë direkt në Kuvend.

    Madje si formë të arritjes së qëllimit ai nuk i përjashton edhe protestat.

    “Ne jemi duke bërë presion non-stop në këtë drejtim sepse e dimë krejt dhe tashmë është vërtetuar që ka qenë dhe është një vendim i gabuar dhe nuk ka pasur kurrfarë efekti përpos negativ në anën ekonomike të bizneseve dhe që i ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Përndryshe logjikisht duhet të lirohen sepse veç është i gabuar si vendim.Po presim gjatë javës nëse nuk gaboj të mërkurën është mbledhja e Qeverisë. Janë duke shkuar nënshkrimet edhe prej klientëve dhe prej pronarëve. Nëse nuk merret diçka nga Qeveria atëherë peticionet do të shkojnë direkt në Kuvend në mënyrë që ligjërisht të ndryshohet, ose e fundit mbetet protesta” tha ai.

    Mes tjerash, Zuka theksoi se peticioni është duke u nënshkruar në të gjitha komunat e vendit në mënyrë masive nga qytetarët.

    Sipas Zukës, orari aktual i punës deri në oreën 22:30 është duke dëmtuar pronarët e restoranteve dhe lokaleve.

    “Sipas raportimeve në teren që janë nëpër lokale si kemi marrë definitivisht krejt nënshkrimet se janë duke punuar edhe në nivel të Kosovës, dhe poashtu nga palët e qyteteve të tjera. Atëherë jemi duke i pritur numrat përndryshe informacionet që po na vijnë nga tereni janë nënshkrime masovikisht sepse po duket që njerëzit janë lodhur nga ky orar. Ky orar sa është i pakuptimtë është edhe i dëmshëm në atë kuptimin e zinxhirit të përgjithshëm. Sidomos restorantet kanë rënie drastike dhe lokalet sepse nuk lidhet orari qysh duhet me u lidh në atë kohën e daljes që e bëjnë plan qytetarët. Atëherë deri në dhjetë e gjysmë nuk ka vullnet as me dal dhe as me shpenzuar”, u shpreh ai.

    Ai potencoi se ka biznese që kanë falimentuar, por edhe të tjera që janë në gjendje shumë të keqe financiare.

    “Gjendja e bizneseve është jashtëzakonisht keq dhe ka biznese që janë duke falimentuar dhe ne në hulumtim të numrit të saktë të bizneseve që kanë falimentuar dhe janë në prag të falimentimit janë në borxhe të mëdha sepse me këtë orar janë realisht në humbje. Kështu që kërkesa e bizneseve ndaj qeverisë sidomos ana financiare është e domosdoshme. Tashmë peticionet janë në shumicën e lokaleve, mirëpo jo në krejt sepse nuk kemi staf të mjaftueshëm. Do të vazhdojmë me protesta demokratike. Herën e parë ka qenë simbolike, por masovike me njerëz. Por kjo mundet me qenë edhe më masovike se që ka qenë sepse njerëzit janë të frustruar bizneset në gjendje të keqe kështu që nuk kanë alternativë tjetër përpos protestës” shtoi ai.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës i tha jo kërkesës së Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...
    Vip07 Maj 2024
    Mariana Kondi është eliminuar nga “Ferma VIP”. Ajo foli për eksperiencën e saj brenda fermës. “Ka qenë shumë e bukur, e shkëlqyer....
    Opinione07 Maj 2024
    Nga Mentor Kikia Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.