×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Iniciohet ideja për themelimin e Institutit të sëmundjeve të zemrës

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Në draftin e ri të Ligjit për Shëndetësi është iniciuar ideja për themelimin e Institutit për sëmundje të zemrës, i cili do të përfshinte tri klinikat e këtij profili, kardiologjinë konservative, kardiologjinë invazive dhe kardiokirurgjinë

    Kardiologu Dr. Daut Gorani në një intervistë për Gazetën Shneta, po konsideron se kjo ide është e qëlluar dhe e bazuar në resurset aktuale që i ka QKUK.

    “Nëse flasim për resurset hapsinore mendoj se hapsinat aktuale dhe ato në ndërtim e sipër brenda QKUK-s mund të sigurojnë akomodim të mjaftueshëm për një Institut të sëmundjeve të zemrës. Poashtu, resurset teknologjike aktuale të begatuara edhe me furnizime të reja janë pjesë e pandashme e çdo instituti. Ndërsa sa i përket resurseve humane në fushën e sëmundjeve të zemrës si kardiolog poashtu edhe kardiokirurg tani në QKUK dhe në përgjithësi në Kosovë ka mjaft, por formimi i kuadrave të reja është proces i vazhdueshëm ku çdo vit specializojnë kuadro të reja”, ka deklaruar Gorani.

    Kardiologu ka thënë se në këtë Institut, sikurse në të gjitha vendet e botës, do të përfshiheshin tri klinikat, ajo e Kardiologjisë konzervative, Kardiologjisë invazive dhe Klinika e Kardiokirurgjisë, si në çdo vend në botë.

    “Personalisht mendoj se në organogramin e Institutit duhet të përfshihen këto tre klinika dhe mendoj se funksionimi i shërbimeve për trajtimin e sëmundjeve të zemres do të ishte shumë më i kompletuar. Brenda Klinikave pastaj do të shtriheshin departamentet apo repartet sipas marrëveshjes mes klinikave në atë mënyrë që puna e Institutit të jetë sa më e suksesshme. Pra, Instituti do të ishte një ambrellë e përbashkët e të gjitha shërbimeve për mjekimin e sëmundjeve të zemres”, ka thënë Gorani.

    Kardiologu konsideron se ndarja e klinikave të zemrës ka larguar mes vete edhe specialistët, dhe koordinimi i punës ka qenë më i vështirë. Sipas tij Instituti do të mundësonte konsultime më të afërta ndërmjet kardiologëve konvencional, kardiologëve invaziv dhe kardiokirurgëve.

    “Deri tani ka pasur shumë lëvizje strukturale, por ka pasur edhe pakënaqësi në mes kolegëve se gjoja ka shkëputje të parsyeshme në komunikimin mes tyre. Personalisht mendoj se ky justifikim nuk qëndron, për ata që dëshirojnë të punojnë nuk ka kurfar pengesash për komunikim edhe në klinikat e ndara. Moskomunikimi ndërkolegial ekziston vetëm për ata që nuk dëshirojnë të punojnë dhe dëshirojnë të përvetësojnë punën e të tjerëve dhe të krenohen me sukeseset e kolegëve. Andaj, konsideroj se Instituti, do të përafronte kolegët mes vedi dhe se çdokush do të krenohej me punën e vet. Gjithmon kam theksuar se mungon debati profesional mes kolegëve, dhe konsideroj që themelimi i Institutit do të iniconte debatin e mirëfillt dhe do të ngriste dukshëm cilësin e shërbimeve dhe trajtimit të pacientëve me sëmundje të zemrës”, ka deklaruar Gorani.

    Ai ka thënë se për t’u arritur një gjë e tillë duhet një menagjim profesional, rigoroz, pa tolerime, ku niveli i përgjegjësisë së mjekut do të ishte shumë i lartë.

    “Punësimi i profesionistëve në Institut do të duhej të bëhej me seleksionim shumë rigoroz dhe me kriter profesional, dhe jo mbi baza nepotike, politike etj. Me punën e deritanishme, kardiologjia dhe kardiokirurgjia Kosovare ka dëshmuar se mund të krenohet me rezultatet e veta, ku jemi bërë shembull në Ballkan, sidomos Kardiologjia invazive”, shprehet ai.

    Sipas mjekut përfitimet për qytetarët dhe shtetin nga ky Institut do të ishin të mëdha, sepse do të ishte vetëm një adresë kur janë në pyetje problemet me zemër, problemet do të shtjellohen horizontalisht dhe vertikalisht brenda një shtëpie, dhe pacienti do të dilte nga Instituti i shëruar si duhet. “Brenda institutit puna e mjekut do të ishte shumë më transparente, jo individuale por kolektive, dhe asnjë pacient nuk do të ishte në mëshiren e një mjeku por do të ishte i trajtuar nga puna ekipore e profesionistëve cilësor”.

    “Ndërsa, përfitimet e Shtetit mendoj se do të ishin kolosale, sepse puna ekipore e mjekëve me përgjegjësi të shtuar jo vetëm që do të kontribuonte në cilësinë e mjekimit të popullates por do të kursente me miliona euro. Në vitet e fundit funksionimi i Kardiologjisë invazive dhe Kardiokirurgjisë ka kursyer milionat sidomos me trajtimin e infarktit akut 24h/7 ditë në javë, me metodat e intervenimeve perkutane koronare, pastaj trajtimi i disekcioneve të aortës dhe revaskularizimit kardiokirurgjik urgjent. Por, për një funksionim të mirë dhe të suksesshëm të institutit mbështetja e Shtetit do të duhej të ishte e pandalshme dhe e pakursyer, sepse çdo investim në një institut të tillë do të shpërblehej shumëfish dhe do të kursente shumë buxhetin e Shtetit”, ka deklaruar Gorani.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lifestyle05 Maj 2024
    Frutat dhe perimet janë shëndet ndaj konsumojini sa më shumë. Kjo është këshilla që me siguri e keni dëgjuar shpesh gjatë jetës...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Të dyja janë gjendje kërcënuese për jetën, por sa më herët që i njohim shenjat e sulmit në zemër ose në tru,...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Dashi Ju keni një ndjenjë të rinovuar drejtimi. Posedoni më shumë forcë se zakonisht. Po bëni ndryshime të rëndësishme intelektuale dhe shpirtërore....
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin serb, marrë parasysh fushatën e egër dhe qasjes “dekonstruktive” të Serbisë....
    Lajme05 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë për “Front Online” thotë se shumica e vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim dhe se pjesa...
    Sport05 Maj 2024
    “Jashtëtokësor”, këtë epitet lirisht mund t’ia vëmë Lionel Messi. Messi po bën diçka që pak nga futbollistët e tjerë mund ta bëjnë....
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Policia njofton se ai është shtetas i Serbisë. “HETIM I VDEKJES- Prizren /...
    Front TV05 Maj 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dëmtuar mirëqenien e qytetarëve dhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona, gjatë regjistrimit. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.