×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Thaçi kujton 7 Shtatorin: Vullneti i popullit tonë për liri dhe pavarësi ishte shekullor

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar 7 Shtatorin e vitit 1990 kur deputetët e atëhershëm miratuar Kushtetutën e Kaçanikut, e cila ishte bazament i fuqishëm për ndërtimin e jetës demokratike dhe institucionale në Kosovë.

    Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se ngjarjet e 2 korrikut dhe 7 shtatorit të vitit 1990 ishin akte të guximshme të delegatëve shqiptarë, që dëshmuan vendosmëri dhe vetëdije të lartë kombëtare e shtetformuese.

    Ky është statusi i tij i plotë:

    Vullneti i popullit tonë për liri dhe pavarësi ishte shekullor. I tillë ishte edhe vullneti i përfaqësuesve politikë. Ngjarjet e 2 korrikut dhe 7 shtatorit të vitit 1990 ishin akte të guximshme të delegatëve shqiptarë, që dëshmuan vendosmëri dhe vetëdije të lartë kombëtare e shtetformuese.

    Sot, me respekt të veçantë, kujtojmë sakrificën dhe përkushtimin e deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që në rrethana të jashtëzakonshme miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, e cila ishte bazament i fuqishëm për ndërtimin e jetës demokratike dhe institucionale në Kosovë.

    Liria dhe pavarësia ishin ëndërr e shumë brezave, që sakrifikuan gjithçka për t’i bërë realitet. HTH

    Nga Rubrika
    Lajme10 Gusht 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në Gjilan. Sipas Krakit,...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, e për...
    Lajme10 Gusht 2025
    Isuf Sadiku, prokurori që po heton rastin e vrasjes së tre personave në Gjilan, në një konferencë për media deklaroi se është...
    Të tjera
    Lajme10 Gusht 2025
    Sot Gjilani është tronditur nga një vrasje e trefishtë që ka ndodhur në një prej kafiterive të qytetit. I dyshuari për vrasjet...
    Lajme10 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në lagjen “Ibrahimi” në Kçiq të Mitrovicës, duke përfshirë tre shtëpi banimi. Zjarri është raportuar...
    Bota/Rajoni10 Gusht 2025
    Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth 15 orë në territorin e Austrisë,...
    Lajme10 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje personale të Mefail Shkodrës, të dyshuarit për vrasjet e sotme në mesditë në Gjilan....
    Lajme10 Gusht 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili i quajti “hipokritë” zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kundërshtuan hapur aktgjykimin e...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë tha se duhet “të sfidohet” logjika në bazë të së cilës Gjykata Kushtetuese vendosi të premten lidhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.