×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibrahimi: Deri në 30 për qind rënia e të prekurve me COVID-19 në tri javët e fundit

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Numri i të infektuarve në tri javët e fundit nga pandemia COVID-19, ka shënuar rënie nga 10 deri në 30 për qind. Komunat me popullsinë më të madhe po shënojnë numër më të madh të të infektuarve për dallim nga komunat e mesme dhe të vogla.

    Kështu thotë për KosovaPress, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili ndër të tjera tregon që situata është e menaxhueshme në nivelin lokal.

    Sipas tij, në takimin e djeshëm të komitetit antiCOVID-19, është konstatuar që në krahasim me javët paraprake, në këto të fundit ka pasur rënie deri në 30 për qind të të infektuarve.

    “Numri i të infektuarve nga COVID-i është në rënie e sipër. Dhe është konstatuar që në nivelin lokal kjo përqindje është prej 10-30 për qind, varësisht prej komunave. Por, shihet që në komunat e mëdha niveli apo përqindja e të infektuarve në raport me komunat e mesme apo të vogla është pak më i ngritur. Por situata në nivel lokal është e menaxhueshme. Këtë e kanë konstatuar edhe kryetarët e komunave, por edhe drejtorët komunalë të shëndetësisë, të cilët kanë punuar shumë që të mos ngarkojnë qendrën kryesore spitalore”, tha ai.

    Ibrahimi thotë se kanë diskutuar idenë e lehtësimit të masave, por meqë me 14 shtator pritet fillimi i vitit të ri shkollor, komiteti antiCOVID-19 ka vendosur që masat tani për tani të mos lehtësohen. Megjithatë ai tregon se pas dy apo tri jave do të rishikohen këtë masa.

    Ndër tjera, ai tregon se komunat janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Nëse një shkollë në një komunë të caktuar nuk i plotëson kriteret, Ibrahimi thotë se nuk do të bllokohet mësimi në tërë territorin.

    Ai ka folur edhe për testimin e mësimdhënësve, derisa shton se ky proces është kryer në Prizren dhe është duke vazhduar në Dragash, Istog, Pejë dhe Ferizaj.

    “Është konstatuar që do të jetë një mostër nga 1000 deri në 1500 mësimdhënës në tërë territorin e Kosovës, duke e ndarë në kuptimin si shtatë rajone. Nga dy në tri komuna në një rajon do të testohen. Listat do të dërgohen nga Drejtoria e Arsimit. Varësisht nga madhësia e komunës, nga 50 deri në 80 apo 100 mësimdhënës do të testohen. Dhe në përgjithësi do të testohen rreth 1500 nga mbi 20 mijë mësimdhënës në Kosovë, në mënyrë që të gjendet një përqindje se sa mund të jetë numri i mësimdhënësve të infektuarve”, shprehet Ibrahimi.

    Sazan Ibrahimi njofton se testimi për COVID-19 do të bëhet në 15 komuna. Ndër tjera, ai thotë se ka gatishmëri të disa komunave për testime serologjike, sipas tij niveli qendror ka shprehur gatishmëri për përkrahjen e komunave që të ofrojë disa testime falas.

    “Disa nga komunat janë të gatshme, mirëpo kanë hasur në procese burokratike sa i përket marrjes dhe blerjes së testeve serologjike nga ofruesit e testeve serologjike. Besoj që shumë shpejt ato komuna, të cilat kanë shprehur gatishmëri dhe kanë mjete financiare do të fillojnë me testime serologjike”, tha ai.

    Që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars, në Kosovë me koronavirus janë konfirmuar mbi 14 mijë persona, prej tyre mbi 10 mijë janë shëruar, ndërsa 563 kanë humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka shkruar se Amerika qëndron përkrah Kosovës, ndërsa Serbia është me BRICS dhe është armiku ynë. Ai këto...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke...
    Lajme22 Tetor 2024
    Mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë euro, u sekuestruan të hënën në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, pas një operacioni policor. Lidhur...
    Të tjera
    Vip22 Tetor 2024
    Një video që po qarkullon në rrjetë ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve ku sipas tyre është Luizi duke biseduar me një...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dëshimtari Fadil Geci po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ku po merret në pyetje...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja demokrate e SHBA-së, Kamala Harris, mbajti një avantazh margjinal prej 46% deri në 43% ndaj ish-presidentit republikan Donald Trump, zbuloi një...
    Sport22 Tetor 2024
    Joshua Zirkzee është gati që të largohet nga Manchester Unitedi gjatë janarit. Ylli holandez e nisi perfekt me golin e fitores në...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Pentagonin dhe është takuar më Drejtorin për Evropë dhe Politikat e NATO’s në Zyrën e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ilir Meta do të dalë nesër para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në orën 09:30 për verifikimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.