×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla dhe Selim Selimi, takim miqësor me ambasadorin Grenell

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi kanë zhvilluar një takim miqësor me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan në dialogun Kosovë-serbi, Richard Grenell.

    Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook ka thënë se e kanë falënderuar ambasadorin Grenell për angazhimin e tij në këtë proces.

    “E falënderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të tij për të mbajt lartë në agjendën amerikane Kosovën dhe interesat e saj ekonomike, duke mos harruar të angazhohet edhe për forcimin e subjektivitetit tonë, siç është njohja historike nga shteti i Izraelit”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

    Ajo ka thënë se tani do të kërkojnë angazhim të shtuar edhe nga ndërmjetësi evropian në mënyrë që pesëshja e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, ta bëjë një gjë të tillë.

    “Tani me të drejtë – Kosova do të kërkojë angazhim të shtuar edhe nga ndërmjetësi evropian, specifikisht për njohjet nga pesëshja e BE-së. Do të punojmë fort ditëve në vijim për të forcuar më tutje këtë drejtim të ri të shtetit tone”, ka përfunduar kryediplomatja kosovare.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-kryediplomati Petrit Selimi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit kritikoi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për objektet e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kreu i Qeverisë, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka folur për një zbulim tejet të rëndësishëm, duke krijuar metaforë e duke...
    Lajme22 Tetor 2024
    Fadil Geci thotë se komunikata 59 e cila njolloste vëllezërit Geci, është shkruar nga Hashim Thaçi. Këtë gjë, Geci e tha të...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin Mike Lawler derisa po qëndron në Amerikë. Në një postim në “X”, e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se në takimin e Ndihmës Sekretari Smerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
    Kronika22 Tetor 2024
    Për shkak se prokurori ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për shtyrje të seancës, është anuluar seanca e së martës në rastin ku...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Geci, i cili po dëshmon sot në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, ka...
    Lajme22 Tetor 2024
    Në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij  janë gjetur dhe konfiskuar 22...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Geci, i cili po dëshmon sot në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.