×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani falënderon ambasadorin Orlando për ekipin e mjekëve italianë

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando. Në këtë takim, kryetarja Osmani dhe ambasadori Orlando biseduan për shumë çështje të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërparlamentar dhe menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19.

    Kryetarja Osmani e falënderoi Italinë për ndihmën dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë, sidomos në ofrimin e pajisjeve mjekësore dhe, tash së fundi, me dërgimin e një ekipi të mjekëve të specializuar për luftimin e pandemisë. Ajo tha se çmon lart kontributin e vazhdueshëm të Republikës së Italisë në betejën të cilën Kosova dhe të institucioneve të saj po e zhvillojnë me pandeminë.

    Sipas saj, përvoja që do të sjellin mjekët italianë është shumë e vlefshme për institucionet tona shëndetësore.

    Kryetarja Osmani shprehu po kështu bindjen se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm mes dy parlamenteve do të vazhdojë. Ajo shprehu po kështu gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit të Kosovës që të punojë ngushtë me Parlamentin italian për ta fuqizuar edhe më tej diplomacinë parlamentare.

    Ambasadori Orlando, nga ana tjetër, theksoi se Kosova dhe Ballkani Perëndimor kanë vëmendjen e politikës së e jashtme të Italisë dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej, për ta lehtësuar rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në Sarajevë do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës....
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, e konsideron moskurajo dhe ikje nga ballafaqimi me gjetjet e tyre, mos pjesëmarrjen e VV-së...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, as dje nuk kanë arritur pajtueshmëri gjatë një takimi të enjten në...
    Të tjera
    Vip25 Tetor 2024
    “Kush sipas teje po luan lojë të dyfishtë brenda shtëpisë?”, kjo ishte njëra nga pyetjet e publikut për Vullnetin. Ky i fundit...
    Vip25 Tetor 2024
    Aria tregoi se kush sipas mendimit të saj duhet të dalë nga shtëpia nesër. Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, duke treguar...
    Vip25 Tetor 2024
    Ashpërsohet gjuha e debatit në mes Besfortit dhe Rezit Gjatë darkës së të nominuarëve ka plasur debati mes Besfortit dhe Rezit. Ata...
    Lajme25 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull...
    Vip24 Tetor 2024
    Ofendimet nuk u kursyen as gjatë darkës së nominimeve të sontshme. Rezi i tha Gresës që i vjen aromë e keqe dhe...
    Vip24 Tetor 2024
    Gresa u befasua me një nga pyetjet që i ka bërë publiku, në darkën e të nominuarve. Përse po e bën kopjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.