×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Delegacioni kosovar humbi shansin për marrëveshje finale që siguron njohjen e ndërsjellë dhe ulësen në OKB

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë.

    Sipas PDK-së, çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë krijon pasiguri.

    ”Partia Demokratike e Kosovës e sheh me shqetësim të madhë shansin e humbur nga delegacioni kosovar për marrëveshje finale të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë që duhej të ndodhte sot në Washington.

    Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri.

    Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes.

    PDK-ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA-së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

    Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cënim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës. Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare.

    Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe mbetet, se në Washington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cënon integritetin territorial të vendit”.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimin...
    Lajme22 Tetor 2024
    Zyrtari gjerman, Milan Nic, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, ka folur së fundmi për situatën në Ballkanin Perëndimor, ndër të...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës  është simbol i lirisë,  krenari dhe identitet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë nesër para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dy të rinj vdiqën mbrëmjen e së hënës si pasojë e një aksidenti, që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”. Florim dhe Ardit...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ferid Agani, përfaqësues i “Listës për Familjen”, ka komentuar mbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2025, të cilat do të mbahen...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci është pyetur se pse Guxo nuk garon me logo në koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Peci ka thënë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, deklaroi sot se presidentja Vjosa Osmani duhet të dorëhiqet nga detyra e saj për shkak të manipulimit...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk e kundërshton hapjen e Urës së Ibrit, por tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.