×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përshkallëzohet kriza politike në Bullgari

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Bullgaria është zhytur në krizë politike në javët e fundit, pasi protesta masive anti-qeveritare kanë përfshirë vendin.

    Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, dhe prokurorit të përgjithshëm, Ivan Geshev.

    Mijëra protestues, më 3 shtator, dolën në rrugët e Sofjes duke bohoritur “jepni dorëheqje” dhe “mafia”.

    Partia konservatore në pushtet GERB, po kundërshton thirrjet për dorëheqje.

    Të enjten, protestuesit u shfaqën edhe më të zemëruar dhe të motivuar, një ditë pasi policia u përlesh me njerëzit që morën pjesë në një nga tubimet më të mëdha, në gati dy muaj të protestave anti-qeveritare.

    “Qëllimi i Borisovit, Geshevit dhe atyre që dërguan forcat e sigurisë është të fusin frikë, por ata nuk do të kenë sukses. Jo këtë herë”, u tha protestuesve, Borislav Sandov, një nga udhëheqësit e Lëvizjes së Gjelbër, pasi ishte ndaluar nga policia një natë më parë.

    Një nga organizatorët e protestës, Arman Babikyan, i quajti ngjarjet e dhunshme si “një prodhim të shëmtuar teatral të pushtetit”.

    Një protestues bërtet “dorëheqje” gjatë një tubimi anti-qeveritar para ndërtesës së re të Asamblesë Kombëtare, në Sofje, të enjten, 3 Shtator 2020.

    Më 2 shtator, disa mijëra njerëz u bashkuan në protesta në kuadër të lëvizjes së ashtuquajtur “Kryengritja e Madhe Kombëtare”.

    Ata pretendojnë se qeveria dhe sistemi gjyqësor në Bullgari janë nën kontrollin e oligarkëve.

    Nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve shumë persona u lënduan, ndërsa raportohet për 126 të arrestuar.

    Policia përdori gazlotsjellës kundër protestuesve, të cilët hodhën vezë, domate dhe gurë, ndërsa në mbrëmje disa protestues hodhën edhe mjete shpërthyese në drejtim të policisë.

    Zyrtarët shëndetësorë thanë se pothuajse 200 njerëz u plagosën, duke përfshirë 120 zyrtarë policorë.

    Disa gazetarë u plagosën gjithashtu nga policia, duke nxitur reagimet e vëzhguesve dhe grupeve për lirinë e mediave.

    Presidenti i mbështetur nga socialistët, Rumen Radev, kritikoi “dhunën jo të barabartë nga ana e policisë ndaj protestuesve dhe gazetarëve”.

    Ai përsëriti kërkesat e protestuesve që qeveria e Borisovit të japë dorëheqjen.

    Në një fjalim televiziv, Radev tha se “protesta është veprimi i vetëm civil i mundshëm dhe i justifikuar kundër rrëmbimit të demokracisë bullgare”.

    “Ne nuk do të japim dorëheqjen pas këtyre incidenteve, sepse kjo do të nënkuptonte se çdo qeveri e ardhshme mund të rrëzohet nga përfaqësuesit e një klani kriminal”, ka thënë deputeti, Toma Bikov, nga partia GERB e Borisovit.

    Borisov është zotuar të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit të tij të tretë, në muajin mars, nëse ligjvënësit miratojnë një Kushtetutë të re.

    Në një përpjekje për të qetësuar protestuesit, ai gjithashtu ka shkarkuar disa ministra kryesorë.

    Propozimi për një Kushtetutë të re ka pak shanse për të kaluar, pasi Borisov nuk e ka shumicën e dy të tretave në parlament, të nevojshme për ta miratuar atë.

    Kritikët i shohin ndryshimet kushtetuese si një përpjekje për të blerë kohë dhe për të ruajtur pushtetin.

    “Këto veprime rrezikojnë të shkaktojnë një ngërç afatgjatë për vendin”, tha presidenti Radev në fjalimin e tij.

    Sondazhet e opinionit tregojnë se më shumë se 60 për qind e bullgarëve mbështesin kërkesat që Borisov dhe Geshev të japin dorëheqjen dhe të shpallen zgjedhjet e menjëhershme parlamentare.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.