×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërimi i Gjukanoviqit: Po ringjallet projekti serb!

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq deklaron se projekti “Serbia e Madhe” është ringjallur.

    Në një intervistë të dhënë për televizionin austriak ORF, ai u shpreh se ky projekt synon që Serbia të sigurojë një farë kompensimi për humbjen e Kosovës.

    “Ai aspiron të sigurojë disa kompensime për Serbinë për humbjen e Kosovës dhe natyrisht Mali i Zi është objektivi i parë i dëshiruar i nacionalizmit të Serbisë së Madhe. Unë mendoj se të gjithë e lexojmë po aq mirë, askush nuk është i painformuar. Ballkani perëndimor ka mbetur pa vëmendjen e nevojshme, ne e kemi përsëritur disa herë vitet e fundit si rrezik faktin që nuk theksohen interesat malazeze. E keqja është se nëse kjo politikë vazhdon të jetojë, të zgjerohet dhe të kërcënojë pa pengesë sovranitetin e vendeve të tjera në rajon, e rikthen Ballkanin Perëndimor në vitet 1990”, paralajmëroi ai.

    Le të shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë, dhe që partnerët tanë kryesore, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i frenojnë proceset prapësuese që kërcënojnë të prodhojnë pasoja për stabilitetin evropian, shtoi me tej Gjukanoviq. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Zjarret kanë shpërthyer edhe në disa fshatra të Suharekës. Kreu i kësaj Komune ka bërë thirrje për ndihmë. Ai ka treguar se...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë....
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.