×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhomat e Specializuara miratojnë rregulloren e ndihmës juridike

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Fidelma Donlon, pas këshillimit me kryetaren Ekaterina Trendafilova, miratoi sot Rregulloren e Ndihmës Juridike në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Rregullorja thuhet se pasqyron praktikat më të mira të standardeve të ndihmës juridike, duke garantuar respektimin e parimeve të gjykimit të drejtë, mishëruar në Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe duke mundësuar miradministrim financiar të burimeve të skemës së ndihmës juridike.

    “Të dyshuarve ose të akuzuarve në DHSK të cilët provojnë se nuk janë në gjendje të paguajnë për mbrojtjen e tyre dhe nuk marrin ndihmë juridike në mënyra të tjera, u miratohet ndihmë juridike e plotë ose e pjesshme për pagesën e avokatit që zgjedhin vetë i cili plotëson kushtet e pranimit në listën e mbrojtësve të DHSK-së. Ndihma juridike mbulon pagesën e mbrojtësit dhe anëtarëve të ekipit të mbrojtësit dhe i paguhet drejtpërsëdrejti mbrojtësit”, thuhet nw komunikatw.

    Kryetare Ekaterina Trendafilova e përshëndeti miratimin e Rregullores duke theksuar se Rregullorja “ngërthen parimet themelore të parapara në Ligjin tonë dhe standardet universale në drejtësinë penale, duke garantuar të drejtën e të akuzuarve për gjykim të drejtë që përfshin edhe të drejtën për mbrojtje efektive”.

    Administratorja llogarit ndihmën juridike në këshillim me panelin kompetent dhe mbrojtësit duke mbajtur parasysh nivelin e kompleksitetit të çështjes dhe të shërbimeve të ofruara nga mbrojtësi në çdo fazë të procesit, ku përfshihen faza para aktakuzës, faza e procedurës paraprake, faza e gjykimit, faza e apelit në shkallë të dytë dhe faza e apelit në shkallë të tretë. Gjithashtu kompensohen deri në një shumë të caktuar edhe shpenzimet që mund të dalin gjatë hetimeve ose si pasojë e nevojës për përkthime.

    Rregullorja parashtron me transparencë mënyrën se si bëhet kërkesa për ndihmë juridike dhe çfarë dokumentesh duhet t’i dorëzohen Zyrës së Mbrojtjes. Më konkretisht, kërkesës për ndihmë juridike i duhet bashkëngjitur edhe deklarimi i mjeteve financiare. Zyra e Mbrojtjes kryen një verifikim rrënjësor të mjeteve financiare të parashtruesit të kërkesës për të përcaktuar nëse duhet miratuar ndihmë juridike e plotë ose e pjesshme. Kërkesa për ndihmë juridike refuzohet nëse parashtruesi i kërkesës nuk bashkëpunon ose jep informacion të rremë. Në qoftë se nuk pajtohet me vendimin e Administratores, parashtruesi i kërkesës ka të drejtë ta apelojë vendimin para një paneli gjykatësish.

    Në Rregullore përcaktohet shuma maksimale e honorarit të ndihmës juridike dhe shpenzime të tjera që mund të kompensohen pas dorëzimit të faturave. Rregullorja përmban edhe procedurën e mbikëqyrjes dhe monitorimit prej Zyrës së Mbrojtjes të shpenzimit të ndihmës juridike.

    “Rregullorja e Ndihmës Juridike është gur themeli i skemës së ndihmës juridike që është thelbësore për të drejtat e të akuzuarve dhe viktimave pjesëmarrëse. Kjo Rregullore mundëson që kushdo që mund të provojë se nuk është në gjendje të paguajë plotësisht ose pjesërisht për përfaqësimin e vet juridik, ka të drejtë për ndihmë juridike dhe që mbrojtësit e viktimave të mund të kryejnë funksionin e tyre” deklaroi Administratorja, Fidelma Donlon.

    “Për të garantuar miradministrimin financiar të fondeve të caktuara në buxhetin e DHSKsë për ndihmë juridike, Rregullorja përcakton edhe një sistem transparent për llogaritjen e honorarit të ndihmës juridike dhe kompensimin e shpenzimeve të tjera të miratuara pas dorëzimit të faturave”, vijoi ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Nëntor 2024
    Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinës. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë duke...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte më shumë sa i...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka vizituar sot Fushë Kosovën, ku ishte së bashku me kryetarin e degës së kësaj partie, Driton...
    Të tjera
    Vip02 Nëntor 2024
    Gresa e Vullneti kanë biseduar për një plan të ri brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai i propozoi Gresës që...
    Vip02 Nëntor 2024
    Gjesti ka biseduar me Xhenetën në lidhje me mënyrën e jetesës, teksa i tregoi edhe për mentalitetin e familjes së tij dikur....
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka shpalosur sloganin me të cilin kjo parti do të garojë...
    Sport02 Nëntor 2024
    Sulmuesi Andi Zeqiri ka kontribuar me dy gola në fitoren e Standard Liege ndaj St.Truidense në kuadër të javës së 13-të në...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Ekipet e gazetarëve të Tv Klan dhe A2CNN u lejuan që të kalojnë pikën kufitare të Kapshticës, që lidh Shqipërinë dhe Greqinë,...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Konventën e kësaj partie, tha se ata janë të pathyeshëm si parti, janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.