×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bien çmimet e importit në Kosovë

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e dytë të vitit 2020.

    Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-1.6%) krahasuar me tremujorin e parë 2020. Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet minerale (-10.8%); tekstili dhe artikujt prej tij (-4.4%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-3.4%); dhe lëkura dhe artikujt e saj (-0.2%).

    Sipas ASK-së, rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te vajrat ushqyese (6.1%); letra dhe artikujt e saj (1.6%); mjetet e transportit (1.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.1%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.1%); produktet bimore (0.6%); druri dhe artikujt prej tij (0.6%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.4%); këpucët (0.4%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.3%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (0.4%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.3%); dhe produktet e industrive kimike (0.1%).

    Po ashtu, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020 me atë të vitit 2019, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-3.5%). Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (-22.5 %); tekstili dhe artikujt prej tij (-14.4%); lëkura dhe artikujt e saj (-11.1%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-4.4%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, dhe mekanizmat e orës (-2.2%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.3 %); dhe produktet e industrive kimike (-0.1%).

    Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (17.5 %); këpucët (3.8%); letra dhe artikujt e saj (2.3%); vajrat ushqyese (1.8%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (1.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.0%); mjetet e transportit (0.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.5%); druri dhe artikujt e tij (0.4%) dhe pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.2%).

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.