×
  • Lajme
  • Lajme

    I shpëtohet jeta foshnjës 9 muajshe në QKUK, mjekët arritën t’ia largojnë kokrrën e fasules nga mushkëritë

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Mjekët e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën foshnjës 9 muajshe- me përkatësi etnike serbe, duke ia larguar një kokërr të fasules nga bronku kryesor i mushkërisë së djathtë.

    “Ndërhyrja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me procedurën e quajtur bronkoskopi.

    Foshnja e gjinisë mashkull nga komuniteti serb, me vendbanim në Komunën e Kamenicës, ishte dërguar, fillimisht, në Spitalin e Gjilanit.

    Pas problemeve të theksueshme me frymëmarrje, mjekët e kanë intubuar pacientin dhe me urgjencë e kanë nisur në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

    QKUK thekson se gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë dhe sot do të lirohet për në shtëpi.

    Milica Stojkoviq, nëna e fëmijës, ka falënderuar mjekët për punën e bërë, derisa ka mbetur e habitur me pritjen dhe shërbimet e ofruara.

    “Jashtëzakonisht jemi të kënaqur me mënyrën se si është trajtuar foshnja jonë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Këtu njerëzit nuk dallohen në bazë të nacionalitetit. Çdo serb që ka probleme shëndetësore, mund të vijë këtu pa asnjë problem”, tha Stojkoviq.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Kyreministri Kurti e ka pranuar dokumentin për Asociacionin para deputetëve në Kuvend. “Kurti Osmani dhe...
    Lajme24 Tetor 2024
    Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në rrugën "Rrahim Beqiri" në Prishtinë. Rastin për Front Online u konfirmua nga zëdhënsja...
    Lajme24 Tetor 2024
    Në Bajçinë të Podujevës është vendosur një kryq. Sipas informatave kryqi është vendosur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ende nuk dihet se...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Nënkyretari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, komentoi bisedat e publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvebdosjes...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur i tronditur me lajmin për ikjen nga jeta të nxënësit Mal Çavdarbasha. “Kryeqyteti, sot ka...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar sonte ambasadorin austriak, Georg Schnetzer me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë. Veç tij, ai...
    Lajme24 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 24.10.2024 Kryesisht mot me diell parashihet ditën e premtë, megjithë kalime vransirash kohëpaskohe, kryesisht shtresore të larta. Përreth...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Kandidati republikan presidencial, Donald Trump ka deklaruar sonte që nëse ai fiton Shtëpinë e Bardhë, do ta shkarkojë prokurorin special Jack Smith...
    Lajme24 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes, ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 20 mijë euro për furnizim me pemë e perime për nevojat e FSK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.