×
  • Lajme
  • Lajme

    Bill Clinton i shkruan letër skultporit kosovar që bëri bustin e senatorit Bob Dole

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA’së), Bill Clinton, i ka dërguar letër skulptorit Luan Mulliqi, i cili sot ka bërë zbulimin e skultpurës së Senatorit Bob Dole në Prishtinë.

    Në letrën e tij Bill Clinton, e quan Luan Mulliqin madhështor dhe e ka falënderuar atë për një skulpturë që ia ka dhuruar sa ishte në Kosovë në qershor të vitit të kaluar.

    ”I dashur Luan, para se të kalojnë shumë kohë, unë dua të falënderoj për skulpturën tuaj të bukur që ma dhatë, gjatë kohës sa isha në Kosovë në qershor.  Ishte një nder për mua që të ju takoj ju dhe djalin tuaj, derisa isha atje për të festuar 20 vjetorin e paqes dhe për të zbuluar skulpturën tuaj madhështore të Sekretare Albright”, ka shkruar Clinton në letrën e tij drejtuar Mulliqit.

    Clinton dhe Mulliqi ishin takuar në Prishtinë, në qershorin e vitit të kaluar, ku edhe ashtu siç u tha në letër skulptori kosovar i kishte dhuruar presidentit amerikan një skulpturë.

    Luan Mulliqi është skulptor dhe piktor i njohur nga Gjakova.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur se çfarë do të diskutohet nesër në takimet në kuadër të procesit të dialogut....
    Lajme23 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar parakushtet e BE-ja ia ka vendosur Kosovën për të përfituar nga Plani i...
    Lajme23 Tetor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë,...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se sot në Nju Jork është takuar me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton. Jahajga ka thënë...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Dy ditë më parë është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lidhur me arrestimin e tij, sot për herë të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, ka thënë se nuk ka ndonjë përplasje “substanciale” mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama. Ai tha se...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se “dy terroristë” janë neutralizuar në “sulmin terrorist” në ambientet e kompanisë turke...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar pasi Sllovakia ka vendosur për mbylljen e zyrës së saj ndërlidhëse në Kosovë. Ai ka...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për shtyp pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.