×
  • Lajme
  • Lajme

    Begolli: Degradimi i resurseve ujore po bëhet me aprovim të institucioneve

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Degradim i resurseve ujore, sipas Baton Begollit, po bëhet me “aprovim” nga institucionet e vendit. Kjo pasi, sipas Begollit, i cili është këshilltar në Këshillin ndërministror për ujëra, ato po japin leje e pëlqime ujore për veprim në resurse, në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të resursit.

    Këto veprime, sipas tij, do të sjellin pasoja të parikuperushme dhe alarmojnë për mungesë të ujit.

    Begolli në një intervistë për “Kohën Ditore” ka thënë se Ministria ka çaluar në zbatimin e Ligjit për ujëra, pasi, sipas tij, janë lejuar ndërtimi i hidrocentraleve e i hurdhave të peshqve për qëllime komerciale me leje ujore, e që Ligji për ujëra parasheh që kjo të bëhet vetëm me koncesion.

    Gjatë intervistës ai ka folur edhe për kapacitetet ujore që ka Kosova dhe dështimin për zhvillimin e resurseve të reja. Shqetësuese e ka parë edhe ndotjen e lumenjve nga ana e qytetarëve. Thotë se institucionet duhet t’i ngrenë kapacitetet e tyre inspektuese dhe të sjellin para drejtësisë ata që kanë lejuar veprimet në dëm të resurseve.

    Këto ditë jemi dëshmitarë të një thatësie në ujëvarat e Mirushës. Çka do të thotë ndalja e ujit në këto ujëvara?

    Begolli: Janë dy shkaktarë që mund të pakojnë ujërrjedhën në Mirushë. Një, është ndërtimi i një pende sipas rrjedhës së Mirushës e që fatkeqësisht nuk e kemi ditur as ne, por fatmirësisht nga iniciativat qytetare e kemi vërejtur. Ajo është bërë pa leje dhe për destinim të ujitjes që i ikën radarit tonë, pasi këto penda komunat ose Ministria e Bujqësisë i bënë pa bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse për resurse ujore e që nuk do të duhej.

    Në anën tjetër, është fakti se jemi në një periudhë të thatësisë dhe mund të mashtrohemi me reshjet e fundit, por ato nuk e kthejnë mungesën e reshjeve mbi 2-vjeçare. Kemi kaluar në një periudhë të gjatë thatësie e që për një shtet si ne po ka ndikim dhe po shihet edhe në nivelin e liqeneve, qoftë edhe në nivelin e sasisë së ujërave në ujërrjedha të ndryshme, në rastin konkret edhe Mirusha.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.