×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Frika nga koronavirusi, parlamenti i Koresë së Jugut mbyll dyert

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Parlamenti i Koresë së Jugut është mbyllur pasi një grup deputetësh janë vetë-karantinuar në një kohë kur vendi po përballet me një numër rekord rastesh të reja. Koreja e Jugut gjatë muajit shkurt u bë vendi i dytë më i prekur nga epidemia, pas Kinës.

    Megjithatë, autoritetet arritën të mbanin situatën nën kontroll duke rritur numrin e testimeve dhe gjurmimit të kontakteve. Koreja e Jugut ka regjistruar 441 raste të reja, pjesa më e madhe në rajonin e Seulit, me një popullsi prej 52 milionë banorësh.

    Parlamenti mbylli dyert pasi një gazetar rezultoi pozitiv me koronavirus. Gjithashtu një fotograf i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 kishte pasur kontakt me rreth 50 njerëz në kuvend të mërkurën, 32 prej tyre ligjvënës të partisë dhe zyrtarë.

    Zyrtarët kanë biseduar për mënyrën se si duhet të menaxhohet situata e koronavirusit dhe urdhëruan pezullimin e të gjitha aktiviteteve parlamentare duke filluar nga e enjtja. Partitë e opozitës gjithashtu anuluan takimet e planifikuara.

    Është hera e dytë që parlamenti mbyllet, pas një mbylljeje më herët në muajin shkurt. Numri i të infektuarve në Korenë e Jugut është rritur në 18,706.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, ka raportuar për një rast të tentim vrasjes, ku ka bërë të ditur se, një person ka thënë që,...
    Lajme15 Janar 2025
    Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në këtë fshat. Nëpërmjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Reçak me rastin e 26-vjetorit të masakrës në këtë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.