×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Suspendohen gjashtë policë në veri të Mitrovicës, vëzhguan përleshjen e nuk ndërhynë

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Gjashtë zyrtarë policorë janë suspenduar nga drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, në Mitrovicën e Veriut me arsyetimin se nuk kanë reaguar në nivelin e duhur profesionale në një incident (përleshje fizike) e cila ka ndodhur të martën pasdite në mes të disa personave në sheshin ‘Car Llazar”.

    Sipas një njoftimi për media nga Inspektorati Policor i Kosovës, thuhet se ekziston dyshimi se disa zyrtarë policorë kanë dështuar të reagojnë bazuar në autorizimet e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

    Siç thuhet në njoftim në mesin e gjashtë të suspenduarëve është edhe një zyrtar policor me gradën e kapitenit.

    “Zyrtarët e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut kanë reaguar pasi dje në orët e pasdites një rast të rrahjes në mes pesë personave të dyshuar në rrugën “Mbreti Petër”. Të dyshuarit e përfshirë në këtë incident janë shoqëruar në stacionin policor si dhe të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. Sidoqoftë, ekziston dyshimi se disa zyrtarë policorë kanë dështuar të reagojnë bazuar në autorizimet e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe nuk kanë reaguar në nivelin e duhur profesional në këtë incident. Bazuar në këtë, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka suspenduar 6 zyrtarë policorë (në mesin e tyre edhe një zyrtar policor me gradën e kapitenit ). Lidhur me rastin është i njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së në përputhje me autorizimet ligjore dhe fushëveprimin e Inspektoratit Policor kanë filluar një procedurë hetimore preliminare në koordinim edhe me prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    Ndryshe, të martën në media është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave në një kafiteri në veri të Mitrovicës, ndërsa zyrtarë të Policisë së Kosovës edhe pse ishin prezent në këtë incident nuk reaguan për ruajtjen e rendit të qetësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut, ku ka bërë edhe homazhe mëngjesin e sotëm. Ish-ministri i...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike që...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po vazhdon të qëndrojë në Amerikë ku po zhvillon disa takime. Së fundmi, ai ka bërë të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, ka raportuar për një rast të tentim vrasjes, ku ka bërë të ditur se, një person ka thënë që,...
    Lajme15 Janar 2025
    Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në këtë fshat. Nëpërmjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Reçak me rastin e 26-vjetorit të masakrës në këtë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.