×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Gjethet e rrushit kundër reumës

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Gjethet e rrushit janë pjesë e pamohueshme e gatimeve më të shijshme mesdhetare. Ato janë tepër popullore në Shqipëri sidomos për dashamirësit e japrakut ose dollmasë. Por gjethet e rrushit kanë edhe përdorime të tjera mirëbërëse, të cilat do t’i gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org.

    Këto gjethe janë të pasura me vitamina dhe minerale.

    Ato i gjejmë të paketuara në enë të ndryshme, por varianti më i shëndetshëm është padyshim ai i freskëti. Gjethet e rrushit shijojnë më shumë kur zihen në avull ose ujë.

    Vlerat kundër inflamacionit

    Gjethet e rrushit luftojnë inflamacionin. Inflamacioni kronik është faktori kryesor i disa sëmundjeve si ato të zemrës dhe Alzhaimerit.

    Inflamacioni shkakton edhe artritin dhe sëmundje gastrointestinale.

    Stili i jetesës dhe genet janë kontribues në shfaqjen dhe zhvillimin e inflamacionit, por një ushqyerje e shëndetshme me ushqime që nuk shkaktojnë inflamacion është strategjia më e mirë për t’i qëndruar larg sëmundjeve të rrezikshme.

    Vlerat ushqyese të gjetheve të rrushit

    Njerëzit që janë të kujdesshëm me peshën e tyre, duhet të përdorin gjethet e rrushit, sepse ato përmbajnë shumë pak kalori.

    Në pesë gjethe gjenden 14 kalori. Gjethet e rrushit janë një burim i mirë ushqyesish.

    Aty gjenden vitaminat C, E, A, K dhe B6 përfshirë niacinën, hekurin, fibrën, riboflavinën, folatin, kalciumin, magnezin, bakrin dhe manganin.

    Një racion me gjethe rrushi nuk përmban as yndyrë, as kolesterol dhe ka shumë pak natrium dhe sheqer.

    Nivele të ulëta të glicemisë

    Një racion me gjethe rrushi ka shumë ushqyes dhe ndikon në kufizimin e nivelit të sheqernave në gjak.

    Mbajtja nën vëzhgim e sheqernave në gjak është e rëndësishme, veçanërisht për ata që vuajnë nga diabeti e që duhet të kontrollojnë ndikimin e çdo ushqimi në nivelin e sheqerit.

    Një njeri i rritur dhe shëndetplotë duhet të ketë një nivel glicemie në 100 ose më pak, rrjedhimisht gjethet e rrushit janë zgjidhje shumë e shëndetshme.

    Pamjaftueshmëria kronike e venave

    Një studim i vitit 2010 nga Departamenti i Dermatologjisë në Universitetin e Freiburg në Gjermani doli në konkluzionin se ekstraktet e gjetheve të rrushit zvogëlonin edemat tek pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria kronike e venave, një sëmundje kronike që prish ekuilibrat e qarkullimit të gjakut.

    Kur gjaku has pengesa dhe nuk arrin dot në zemër, këmbët enjten dhe preken nga edema. Zvogëlimi i edemës ul barrën e rëndë në vena dhe sistemin vaskular.

    Përdorimet kundër reumatizmit dhe sëmundjeve të tjera

    Gjethet e rrushit, veçanërisht ato të rrushit të kuq, janë përdorur prej shekujsh dhe përdoren në mjekësinë bimore kundër dhimbjeve të kockave. Gjethet e rrushit përdoren si çaj kundër diarresë, hepatitit, dhimbjeve të stomakut, reumatizmin, dhimbjet e kokës dhe etheve. Ju mund t’i thani vetë gjethet e rrushit duke i lënë ato në diell.

    Gjethet e thara të rrushit mund të zihen në ujë dhe të pihen si çaj me mjaltë. Një grusht gjethesh të thata të thërrmuara të ziera në 250 ml ujë do të mjaftojnë për një kupë çaji.

    Kujdes

    Lajini gjethet e rrushit me ujë të bollshëm përpara përdorimit apo tharjes. Nëse keni blerë gjethe rrushi të paketuara, përpara përdorimit shpëlajini mirë për të hequr natriumin e tepërt.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.