×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi për sot e nesër në Kosovë

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Ditëve të fundjavës do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa temperaturat maksimale do të rriten edhe mbi 30C, bën të ditur Prishtina Weather.

    Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga fillimi i javës së ardhshme mbi rajon pritet kalimi i një fronti të ftohtë nga Evropa Qendrore, që sjellë kushte për zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullima, kryesisht orëve të pasdites.

    Parashikimi për periudhën 22-26 gusht:

    22.08 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.

    23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite rreth viseve malore mundësi për zhvillim të ndonjë rrebeshi shiu.

    24.08 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vranësirave, e priten mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë.

    25.08 – Kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

    26.08 – Vranësira dhe intervale me diell. Nga mesdita mundësi për reshje lokale shiu.

    Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, në fundjavë do të vazhdojnë të rriten, e në ditët e para të javës së ardhshme në rënie të lehtë. Minimalet nga 14C deri në 16C, ndërsa maksimalet nga 32C në fundjavë, zbresin në 26C, ditë të para të javës në vijim.

    Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 2-11m/s.

    Shtypja atmosferike në zbritje përreth vlerave normale.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, po qëndron një vizitë zyrtare në Turqi, ku ka nënshkruar një varg marrëveshje ku do të përfitojnë...
    Lajme23 Tetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmin e sotëm terrorist në Turqi. Ndër tjera Konjufca, konfirmon se Kosova i qëndron pranë aleates...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot i ka vazhduar vizitat nëpër qytete. Sot, ai ishte në Rahovec e në...
    Sport23 Tetor 2024
    Lionel Messi u takua me një fëmijë i cili iu lut legjendës për një festë të veçantë kur ai shënoi një gol....
    Vip23 Tetor 2024
    Feronit Shabani i njohur si Fero ka treguar se e ka zgjedhur rastin që ka pasë me vajzën e tij. Në pyetjen...
    Vip23 Tetor 2024
    Rezarti gjatë një bashkëbisedimi me Feron, i tha që ka bërë mirë që i është futur fesë. Rezi vazhdoi duke thënë se...
    Vip23 Tetor 2024
    Ai po mban një ‘konferencë’ shtypi para banorëve të BBVK-së. E, këta të fundit, si të ishin gazetarë, me e pa radhë,...
    Sport23 Tetor 2024
    Ndeshja mes Barcelonës dhe Bayern Munich në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve po del të jetë mjaftë interesante dhe me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.