Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kujtoi sot të gjithë viktimat e terrorizmit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai mes tjerash shkroi se terrorizmi duhet të luftohet globalisht, pasi u shkakton dëme të përhershme njerëzimit.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit, kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat!”
“Themeluar në vitin 2018, Dita Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit shënohet çdo 21 gusht. Terrorizmi është një sfidë globale, dhe po ashtu duhet të luftohet globalisht, në të gjitha format dhe shfaqjet e tij, pasi që u shkakton dëme të përhershme njerëzimit. Kosova mbetet partner në mbrojtjen e vlerave që vendet demokratike përqafojnë në të gjithë botën. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizimin”.