×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dy viktima dhe 108 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    13.076 qytetarë janë prekur nga virusi korona që nga fillimi i pandemisë, përfshirë këtu edhe 108 personat që kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit.

    Shkupit iu shtuan edhe 45 të infektuar Kumanovës 18 dhe Shtipit 11, ndërsa qytetet e tjera në mesin e të cilave edhe Dibra me 1 rast, regjistrojnë numër një shifror.

    2.900 raste me COVID-19 vazhdojnë të jenë aktive, prej tyre 917 në Shkup. Nga komunat e kryeqytetit, Çairi, Aerodromi dhe Gazi Baba kanë numrin më të lartë të rasteve aktive me virus korona.

    Gjatë 24 orëve të fundit 2 persona kanë ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 64 dhe 72 vjeçar nga Kumanova, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 551.

    Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 75.48% e viktimave janë mbi 60-vjeç.

    112 persona i janë shtuar listës së të shëruarve dhe që nga fillimi i pandemisë në këtë listë janë regjistruar 9625 persona.

    Numri i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit është 1902, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve të bëra në vendin tonë është 130,840.

    Në krahasim me shtetet fqinje Maqedonia renditet e treta për nga numri i të infektuarve, pas Serbisë me mbi 29 mijë raste me COVID-19 dhe Bullgaria me mbi 14 mijë raste, pas tyre renditet Kosova me rreth 11 mijë, dhe në fund të kësaj liste qëndrojnë Shqipëria dhe Greqia me pak më shumë se 7 mijë raste./AlsatM/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Të paktën 30 persona kanë vdekur në Pekin, ndërsa Kina veriore përjeton ditë të tëra me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje. Autoritetet...
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut është midis katër personave të vrarë në të shtëna me armë që ndodhën dje...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Donald Trump ka akuzuar këngëtaren Beyoncé se ka marrë 11 milionë dollarë për të mbështetur Kamala Harris në një event elektoral në...
    Të tjera
    Lajme29 Korrik 2025
    Avokati Dastid Pallaska, tha se lufta e më e pandershme politike është e Lëvizjes Vetëvendosje kundër demokracisë. “Lufta ma e rëndësishme që...
    Sport29 Korrik 2025
    Paris Saint-Germain është gati të shpenzojë 110 milionë euro për të përforcuar mbrojtjen dhe portën gjatë merkatos së verës. Klubi parisien ka...
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Të paktën 30 persona kanë vdekur në Pekin, ndërsa Kina veriore përjeton ditë të tëra me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje. Autoritetet...
    Lajme29 Korrik 2025
    Më 27 korrik ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon çfarëdo veprimi nga deputetët deri më 8 gusht. Një...
    Lajme29 Korrik 2025
    Ka më shumë se një muaj që punëtorët e “INFRAKOS” në shenjë proteste ndalën trenat për të kërkuar atë që nuk e...
    Lajme29 Korrik 2025
    Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së janë shprehur të gatshme për riverifikimin e listës së veteranëve, derisa kanë thënë se janë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.