×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Skenderaj, komuna e parë në Kosovë që kompleton Hartën Zonale

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Kuvendi Komunal i Skenderajt ka miratuar sot Hartën Zonale 2020-2028, të cilën e kanë vlerësuar si dokumentin më të rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor.

    Para miratimit të këtij dokumenti, kryetari Bekim Jashari tha se përmes Hartës Zonale synojnë të krijojnë kushte të përshtatshme për bizneset, për të gjeneruar vende të reja pune dhe zhvillim të qëndrueshëm.

    Sipas Jasharit, procesi i hartimit të dokumentit ka qenë transparent dhe i hapur duke i inkuadruar drejtpërdrejt edhe qytetarët.

    Jashari: Me Hartën Zonale po bëhemi shembull për komunat e tjera

    “Datë historike me të cilën lidhet e tashmja dhe e ardhmja e planifikimit të qytetit tonë. Miratimi i Hartës Zonale pas një pune 3-vjeçare të komunës me përkrahje të ministrisë dhe UnHabitat-it, është një arritje e madhe pasi me këtë po bëhemi komuna e parë në Republikën e Kosovës që kompletojmë legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor në harmoni me ligjin e planifikimit hapësinor. Me këtë po bëhemi shembull i mirë për komunat e tjera, për angazhim të sinqertë dhe synim të qartë për të ardhmen”, tha Jashari.

    Jashari tha se në këtë dokument i kanë kushtuar rëndësi mbrojtjes së mjedisit, shtimit të zonave të gjelbra dhe ruajtjes së tokave bujqësore.

    Jashari: Me Hartën Zonale qyteti i Skenderajt merr pamje të re

    “Me hartën zonale qyteti ynë do të merr pamje të re, do të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm gjithëpërfshirës i planifikimit hapësinor për tërë territorin e komunës… Nuk do të mund të shfrytëzohet asnjë tokë, nuk mund të fillojë asnjë ndërtim nëse nuk është në përputhje me kriteret e caktuara me hartën zonale”, tha ai.

    E zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakia-Deva tha se miratimi i Hartës Zonale të Skenderajt jep mesazh të qartë për të arriturat e planifikimit hapësinor.

    Bakia-Deva: Përmes Hartës Zonale mundesihen procedura më të lehta të aplikimit për leje zhvillimore

    “Hartimi i Hartës Zonale ndodh për herë të parë në vendin tonë, do t’i ndihmojë komunitetit dhe komunës së Skenderajt në planifikim të hapësirave urbane dhe rurale. Përmes Hartës Zonale ju do të mundësoni procedura më të lehta të zhvillimit të aplikimit për leje zhvillimore… Harta zonale do të mundësojë zbatim të plotë të ligjit për planifikim hapësinor dhe ligjit për ndërtim”, tha ajo.

    Duke e prezantuar Hartën Zonale, drejtoresha e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Sanie Ahmeti kërkoi nga asamblistët që të votojnë për Hartën Zonale.

    Ahmeti: Asamblistët përmes votës të mundësojnë vazhdimin e punës me Hartën Zonale

    “Tani të gjithë zhvilluesit mund të konsultojnë dokumentin, apo në administratë për hapat e duhur për të gjitha aktivitetet zhvillimore me ndikim hapësinor…Ju mbetet juve përfaqësues të qytetarëve në Kuvendin Komunal të Skenderajt që përmes votës të na mundësoni vazhdimin e punës sonë përmes dokumentit të hartës zonale të Komunës se Skenderajt”, tha ajo.

    Harta Zonale u miratua me 23 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Me Hartën Zonale të Komunës së Skenderajt përcaktohen kushtet zhvillimore dhe ndërtimore për zonat urbane dhe rurale në kontest të ndryshimeve të bëra me nevojat reale dhe mundësitë për të arritur kushte optimale të rregullimit dhe ndërtimit në këtë komunë.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasditës dhe mbrëmjes pritet të shtohen, duke sjellur...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar me pikëllim lajmin për ndarjen nga jeta të ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow....
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, flasin dhe bëjnë ”çka te ju thotë...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, po i vazhdon vizitat e tij nëpër qytete e fshatra të Kosovës. Këtë të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i VV’së, Armend Muja e ka paditur pronarin e portalit Albanian Post, Baton Haxhiu, pasi ky i fundit në emisionin Pressing në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar një fotografi të zyrtarëve të VV-së përfshirë kryeministrin Kurti të cilët i shkuan në zyrë për t’ia...
    Lajme16 Tetor 2024
    Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli ka prezantuar shtabin zgjedhor të partisë si dhe ka bërë të ditur për aderime të reja, në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka mirëpriti marrëveshjet e nënshkruara së fundmi nga vendet e Ballkanit Perëndimor në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me atë se kush duhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.