×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët nuk ndalen, organizojnë ahengje në shtëpi

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mosrespektimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës, për grumbullimin e më shumë se 5 personave, raporton Front Online.

    Sipas policisë, në Rahovec është organizuar një aheng, e ku pas intervenimit nga ta njerëzit janë shpërndare dhe i dyshuari për organizimin e ahengut, pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i plotë:

    Rahovec 17.08.2020-23:50. Është raportuar se në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu janë hasur disa persona të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të gjithë personat janë shpërndarë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    Poashtu edhe në Pejë është arrestuar një person pas organizimit të një ahengu me 15 persona të pranishëm.

    Njoftimi i plotë:

    Pejë 16.08.2020-22:30. Është raportuar se në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu janë takuar rreth 15 të pranishëm të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit është inicuar rast në procedurë të rregullt. /Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.