×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden zyrtarizon kandidaturën të enjten, për virtytet e tij flasin Obama, Clintonët dhe Kamala Harris

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Demokratët fillojnë sot (e hënë) Kuvendin Kombëtar, një aktivitet virtual katër-ditor, me delegatët të shpërndarë në të gjithë vendin, por që kanë të njëjtin synim, të ndihmojë ish-Nënpresidentin Joe Biden të fitojë ndaj Presidentit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

    Gjatë Kuvendit pritet të flasin një sërë emrash të njohur, përfshirë ish-Presidentët Barack Obama dhe Bill Klinton si dhe kandidatja për presidente gjatë zgjedhjeve të 2016-s, Hillary Clinton.

    Ata do të vënë theksin tek virtytet e Bidenit për të qenë president i vendit dhe të senatores demokrate të Kalifornisë, Kamala Harris të cilën Biden e zgjodhi si kandidaten për nënpresidente për zgjedhjet e nëntorit. Është e para herë që një afrikano-amerikane zgjidhet si kandidate për nënpresidente nga njëra prej partive kryesore. Pritet që Biden të pranojë emërimin zyrtar nga demokratët për postin e presidentit të enjten në mbrëmje.

    Kjo do të jetë hera e tretë që ai garon për Shtëpinë e Bardhë në tre dekada, por e para që zyrtarizohet si kandidat i partisë për një mandat katër vjeçar. Demokratët kishin planifikuar zhvillimin e kuvendit kombëtar në qytetin Miluaki të Uiskonsit, por për shkak të pandemisë së zyrtarët e partisë u vendosën që aktiviteti të zhvillohet nëpërmjet internetit.

    Ish Nënpresidenti Joe Biden dhe Senatorja Kamala Harris u shfaqën për herë të parë në publik së bashku në qytetin Uillmington të Delauerit javën e kaluar. Kjo pas vendimit historik për ta emëruar atë si kandidate për nënpresidente në përpjekjet e demokratëve për të mposhtur Presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

    Partia Demokrate zgjodhi Milluokin në shtetin Uiskonsën si qytetin mikpritës të kuvendit të saj, por për shkak të pandemisë nga COVID-19 pjesa më e madhe e ceremonisë zyrtare të emërimit do të zhvillohet përmes internetit. Në kuvend do të marrin pjesë figura të rëndësishme të partisë në të kaluarën dhe të tashmen që nga ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton dhe ish-presidenti Barack Obama tek Alexandria Ocasio-Cortez, ligjvënëse në mandatin e parë nga Nju Jorku. Ish-kandidati presidencial dhe senatori aktual, Bernie Sanders, thotë se Kamala Harris forcon dyshen demokrate.

    “Si dikush që e njeh prej disa vitesh, besoj se Kamala është tepër e zgjuar; jashtëzakonisht e fortë, dhe nuk do të doja të isha në vendin e Nënpresidentit Pence në një debat me të. Mendoj se ajo është një pasuri për fushatën e Biden. Mendoj se ajo do të jetë mirë në fushatë”, thotë senatori Bernie Sanders.

    “E dëgjova sot që ajo nuk i plotëson kërkesat, dhe meqë ra fjala, avokati që shkroi atë pjesë është një avokat shumë i kualifikuar, shumë i talentuar”, tha presidenti Trump

    Në një konferencë shtypi kohët e fundit në Uashington, në përgjigje të një pyetje nga Zëri i Amerikës, Presidenti Trump tha se kishte dëgjuar argumenta bindëse që vinin në dyshim ligjshmërinë e zonjës Harris për të kandiduar.

    Kamala Harris ka lindur në Oaklënd të Kalifornisë, dhe kritikët I krahasuan vërejtjet e presidentit Trump me pretendimet e tij të mëparshme të rreme që vunë në dyshim shtetësinë e ish-Presidentit Obama.

    Këshilltari i lartë i fushatës së presidentit Trump, Jason Miller, fajësoi mediat për përqëndrimin në çështjen e ligjshmërisë së zonjës Harris.

    “Nuk është diçka për të cilën po flet ndokush në fushatën tonë. Presidenti tha se nuk është diçka që ne po e ndjekim. Nuk është diçka që na intereson. Dhe, për mendimin tonë, është çështje e mbyllur. Të vetmit njerëz që vazhdojnë ta sjellin atë në vëmendje janë në media”, tha Miller.

    Kuvendi Kombëtar Demokrat, ku Biden pritet të marrë dhe pranojë emërimin e partisë si kandidat zyrtar për president zhvillohet nga 17 deri në 20 gusht.

    Donald Trumpi do të pranojë emërimin e partisë së tij në Kuvendin Kombëtar Republikan që fillon në 24 gusht./voa/

     

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë në Itali, me ftesë të presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Presidenti...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.