×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani sot ia dorëzon ligjin për pandeminë Thaçit, a do ta shpallë presidenti?

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e ka nënshkruar ligjin për luftimin e pandemisë COVID 19. Këtë ligj që do të rregullojë anën ligjore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë sot administrata e Kuvendit do ta dorëzojë në Presidencë. Ende nuk dihet nëse i pari i shtetit, Hashim Thaçi do të shpallë këtë ligj, apo, do ta kthejë përsëri te deputetët, shkruan Gazeta Express.

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka nënshkruar ligjin për pandeminë, që ditë më parë është votuar edhe në lexim të dytë në Kuvend të Kosovës.

    Lajmin e ka konfirmuar, Artan Murati këshilltar i kryeparlametares Vjosa Osmani.

    Nga kabineti i Osmanit kanë thënë për gazetën se ligji do të dorëzohet nga Kuvendi sot në Presidencë.

    “Kryetarja e Kuvendit ka nënshkruar ligjin në fjalë dhe i njëjti do të dorëzohet sot në presidencë nga administrata e Kuvendit”, ka thënë Murati, duke shtuar se nuk ka pasur vonesa në nënshkrim të ligjit.

    “Nuk ka ndonjë vonesë në nënshkrim. Seanca e së premtes ka përfunduar në orët e vona të natës, rrjedhimisht administrata nuk ka arritur që ta përfundojë punën në amandamente dhe ta përgatis për nënshkrim atë natë. Sot ka përfunduar puna e administratës dhe Kryetarja e ka nënshkruar ligjin”, thonë nga zyra e kryeparlamentares, duke shtuar se sapo të përfundojë përkthimi i materialit, do të përcillet te presidenti për nënshkrim.

    “S’ka asnjë vonesë, sepse as një ditë e plotë pune nuk ka kaluar nga seanca e së premtes”, ka thënë këshilltari i kryeparlamentares.

    Se në presidencë nuk ka arritur ende për nënshkrim ligji për pandeminë e kanë konfirmuar sot gjatë ditës për Express edhe nga kabineti i të parit të shtetit. Megjithatë, nuk kanë sqaruar qëndrimin e tyre karshi këtij ligji, e nëse ekziston mundësia që ta kthejnë përsëri në Kuvend.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të mos e nënshkruajë ligjin, duke vendosur kështu që i njëjti të kthehet përsëri te deputetët.

    Nga KDI thonë se Thaçi pas dorëzimit nga Kuvendi ka kohë 8 ditë që të vendos nëse do ta shpallë ose jo.

    “Pas miratimit në lexim të dytë të projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë javën e kaluar, ka filluar rrjedhja e afateve ligjore për hyrjen në fuqi të këtij ligji. Që nga e premtja, kur u votua ky projektligj, Kryetarja e Kuvendit ka 10 ditë kohë që të nënshkruaj versionin e konsoliduar të ligjit, që përfshin edhe rreth 30 amandamentet e miratuara gjatë leximit të dytë. Pas nënshkrimit, ligji dërgohet për shpallje tek Presidenti i vendit, i cili do të ketë kohë 8 ditë që ta shpallë atë, apo eventualisht t’ia kthejë Kuvendit për rishqyrtim”, ka thënë për , Eugen Cakolli nga KDI.

    “Sidoqoftë, marrë parasysh rëndësinë e hyrjes sa më të shpejtë në fuqi të këtij ligji, si dhe meqenëse votimi i projektligjit është bërë duke reflektuar konsensus të gjerë politik dhe nuk janë shfaqur kundërshtime ndaj përmbajtjes së tij, pres që të mos konsumohen afatet maksimale për shpalljen e këtij ligji, as nga Kryetarja e Kuvendit, e as nga Presidenti i vendit”, thotë Cakolli.

    Sipas ligjit, presidenti i Kosovës ka të drejtë vetëm një herë që ta kthejë ligjin në Kuvend, derisa, nëse nuk e nënshkruan herën e dytë atë, ai shpallet në Gazetë Zyrtare dhe bëhet i vlefshëm pesëmbëdhjetë ditë pas publikimit nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe. Presidenti ende nuk e ka sqaruar nëse do ta shpallë të njejtin.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës të premten kanë miratuar në lexim të dytë ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19, që ishte propozuar nga një grup prej gjashtë deputetëve, në krye me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Ligji ka vetëm tetë nene, derisa në të thuhet se ‘ligji ka për qëllim që të krijojë hapësirën e domosdoshme juridike për autoritetet me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë”.

    Ky ligj që ka kaluar me 77 vota pro në Kuvend, rregullon anën ligjore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. Në bazë të tij, të gjithë personat që nuk vendosin maskë dhe nuk mbajnë distancë dënohen me nga 35 euro gjobë. Ata që nuk e respektojnë ndalim qarkullimin dënohen me 200 euro derisa, personat e infektuar apo dyshuar që nuk qëndrojnë në izolim dënohen me 500 euro gjobë.

    Në Kosovë aktualisht lidhur me situatën e pandemisë veprohet në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Në këtë ligj bazohen edhe dënimet në rast të mosrespektimit të vendimeve.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.