×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Japonia shënon 75-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Perandori i Japonisë, Naruhito, shprehu keqardhje të thellë për veprimet e vendit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore në 75-vjetorin e dorëzimit të shtetit në konfliktin më të përgjakshëm të shekullit të kaluar.

    “Shpresoj sinqerisht që shkatërrimet e luftës nuk do të përsëriten më kurrë”, tha ai gjatë një ceremonie të zhvilluar të shtunën.

    Ndërkohë kryeministri japonez, Shinzo Abe, premtoi se kjo tragjedi kurrë nuk do të përsëritet, shkruan BBC
    Katër ministra të kabinetit qeveritar e vizituan tempullin kundërthënës, Yasukuni. Ky veprim pritet t’i zemërojë Kinën dhe Korenë Jugore.

    Kjo është hera e parë në katër vjet që zyrtarë të lartë japonezë shkojnë në tempullin që u kushtohet figurave të dënuara për krime lufte.

    Në anën tjetër, presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, tha se qeveria e tij është e përgatitur që të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Japoninë për mosmarrëveshjet historike.

    Japonia ishte dorëzuar në Luftën e Dytë Botërore pasi Shtetet e Bashkuara i hodhën dy bomba bërthamore në këtë shtet, duke shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime të mëdha.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e tij të koalicionit kanë bërë homazhe në Reçak, me...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka shprehur shqetësim për “gjendjen shëndetësore dhe sjelljen e kryeministrit Albin...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.