×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BDI: Opozita braktisi bashkimin dhe ndarjen e përgjegjësive dhe po rrënon pozitat negociuese

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Partia shqiptare në pushtet BDI, ka reaguar pasi dje dështoi takimi i liderëve shqiptar, i iniciuar nga Ali Ahmeti.

    Nga kjo parti thonë se partitë opozitare, me mospjesëmarrjen në takim braktisën bashkimin dhe ndarjen e përgjegjësive dhe sipas tyre, kanë rrënuar pozitat negociuese.

    “Gati se të gjitha obligimet nga Deklarata e përbashkët u realizuan gjatë mandatit të kaluar me kontributin e të gjitha palëve, që nga barazia gjuhësorë, përmbyllja e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhja e kryetarit të parë shqiptarë të Kuvendit, ministrinë e re për sistem politik, marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë, ndryshimin e kushtetutës, reformat në sistemin e sigurisë dhe në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, anëtarësimin në NATO dhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Përputhshmërisht, si fituese e zgjedhjeve të 15 korrikut dhe si partia që bartë legjitimitetin e shqiptarëve, Bashkimi Demokratik për Integrim inicoi takim të Tryezës së përbashkët më 13 gusht, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, pas konfirmimit të rezultateve zgjedhore dhe konstituimit të Kuvendit dhe pasi që edhe vet lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti kishte kontaktuar me telefon me të gjithë kryetarët e partive shqiptare”.

    “Në këto biseda, Gashi konfirmoi gatishmërinë për takim dhe pas konsultimeve me Sela, dy ditë më vonë, e anuloi. Sela kërkoi që takimi të mbahet pas verifikimit të mandateve, por edhe ai ndryshoi mëndje. Ndërsa Kasami pranoi ftesën dhe takimin e realizuam, kurse Thaçi pas bisedës fillestare, nuk u përgjigjë më. Të gjithë me vrap haruan këto zotime te tyre dhe takimin me Ahmeti e zëvendësuan me takim me z. Zaev duke pritur në rend dhe duke mos respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe duke rrënuar qëllimisht pozitat e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

    Më tej ata shtojnë se që nga parafushata, fushata, dhe pas fushatës, partitë tjera shqiptare ndryshuan qëndrimet e tyre disa herë më radhë.

    “Andaj, takimi i djeshëm u thirrë për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta dhe jo për të siguruar mbështetje, por për të ndarë përgjegjësitë dhe për tu bërë bashkë pjesë të ndërtimit të historisë dhe për ti ndarë sukseset. Përkundër deklarimeve publike afirmative, partitë shqiptare vendosën që ta braktisin Tryezën pa asnjë arsye bashkë edhe me ofertën tonë të sinqertë për ndarje të përgjegjësive”.

    “Qytetarët vlerësojnë qëllimet e të gjithë neve dhe rrjedhimisht ata kanë përcaktuar rolet e të gjitha partive në katër vitet e ardhshme, prandaj dhe ne do ti prijmë bashkimit edhe përkundër nëpërkëmbëzave, pengesave, obstruksioneve dhe përpjekjeve për hyrje nga hyrje anësore, dritare e bodrume. BDI dhe Ahmeti do ta vazhdojnë misionin e shenjtë për ti bashkuar shqiptarët edhe përkundër pengesave deri sa të krijohet një alternativë e denjë e bashkuar opozitare e cila nuk punon për dështim e rrënim, por për ndërtim e bashkim”, përfundojnë nga BDI.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.