×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Bujqësi

    Ministri i dyfishon pagesat direkte për fermerët, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit e mirëpret lajmin

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Fermerët kanë marr një lajm të mirë nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Bujqësisë, pasi kjo e fundit ka vendosur t’i dyshojë pagesat direkte për ta.

    Me këtë rast, Milazim Berisha, Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, ka falënderuar Ministrin Besian Mustafa, duke shpresuar që ai do t’i marr parasysh edhe kërkesat e tjera të cilat i kanë diskutuar bashkërisht.

    “Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim ndaj vendimit të fundit të qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Bujqësisë në krye me ministrin Besian Mustafa, me rastin e dyfishimit të pagesave direkte për fermerët.

    Edhe pse fermerët këtë vit kane humbje të pakompensueshme, kjo masë do të jetë një ndihmesë e madhe dhe stimul shtesë që ky sektor. Për më tepër atyre u epet një mundësi dhe shtytje më tepër në mënyrë që t’i mbijetojnë situatës së krijuar si pasojë e pandemisë globale dhe rënies së madhe së fuqisë blerëse në vend!

    Shpresojmë që edhe kërkesat tona të tjera që i kemi diskutuar edhe me ministrin Besian Mustafa dhe dërguar të shkruara si shoqatë dhe industri prodhuese e qumështit, të hasin në përkrahje në masat e radhës mbështetëse për rimëkëmbje ekonomike që priten në vijim, të cilat do të ishin një zgjidhje më afatgjate për fermerët dhe prodhuesit në përgjithësi dhe do të rrisnin shpresat e fermerëve për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurt!

    Po ashtu, së bashku me ministritë dhe institucionet të tjera relevante urgjentisht të krijohen kushte, mundësi dhe forma shtytëse për shitje të prodhimeve vendore, si nevojë imediate!” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga ShPQK-së, pas marrjes së vendimit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.