×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vlora Çitaku, e preferuara e PDK-së për presidente të Kosovës”

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Ish-kandidati për president të Kosovës, Seremb Gjergji, ka thënë se kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës për presidente të vendit do të jetë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

    Në një intervistë për klankosova.tv, ai ka thënë se përkundër dëshirës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt për t’u bërë president, ai nuk do të arrijë t’i plotësojë kushtet për t’i hyrë një gare të tillë.“Dëshira e Ramush Haradinajt për t’u bërë president është vetëm një dëshirë e partisë së tij sepse dihet që nevojiten minimumi 61 vota për t’u zgjedhur president; ndërsa herën ë parë dhe të dytën nevojiten dy të tretat e votave”.

    “Para se të hyjë në garë një kandidat për president, duhet t’i mbledhë 30 nënshkrime nga deputetët, në mënyrë që të ketë mundësi të futet në garë për presidentit”.

    “AAK nuk i plotëson këto kushte dhe një prej tyre është se nuk i ka 30 deputetë për t’ia siguruar nënshkrimet.Sipas tij, nëse PDK futet në koalicion qeveritar, atëherë votat dhe nënshkrimet e LDK-së i merr PDK-ja.

    “Kandidat i ardhshëm për president të Kosovës nga radhët e PDK-së do të jetë Vlora Çitaku”.“Haradinajt mund t’ia japin nënshkrimet vetëm sa për ta plotësuar kriterin e dy kandidatëve sepse Kushtetuta kërkon dy e më shumë kandidatë”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.