×
  • Lajme
  • Lajme

    ​5.6 milionë euro të nevojshme për realizimin e tre skenarëve për mbajtjen e mësimit

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Mbi pesë milionë euro është kosto e nevojshme për mbajtjen e mësimit në tre skenarët më 1 shtator.

    Skenarët parashikojnë kthimin në shkolla duke respektuar masat, mësimi i kombinuar në shkolla dhe online, si dhe mësimi online përmes platformës e-mësimi.

    Megjithatë, skenari më i pëlqyer i Ministrisë së Arsimit është ai i mësimit të kombinuar duke respektuar të gjitha rekomandimet, teksa bordi këshill-dhënës ka rekomanduar që parashkollorët dhe nxënësit e klasave 1 deri 5 të vazhdojnë mësimin nëpër shkolla.

    Kështu ka deklaruar ministri i Arsimit, Ramë Likaj gjatë raportimit në Komisionin për Arsim lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Ai ka kërkuar mbështetje për buxhet, meqë sipas tij gjatë këtij viti ka pasur shkurtim prej 11 milionë euro.

    “Shuma e shkurtimeve buxhetore në të gjitha kategoritë akademike duke filluar nga mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe transfere dhe shpenzime kapitale janë: 11,563 milionë janë shkurtim, mallra dhe shërbime janë shkurtime prej 1,8 milion, te shpenzimet komunale janë 337, 889 euro, subvencione dhe transfere 1, 9 milion, shpenzime kapitale 7,75 milionë euro… Ne besojmë që e kemi ndarë një buxhet, komunat e kanë një buxhet, donatorët na kanë premtuar një buxhet por e kemi edhe përkrahjen edhe nga qeveria. Shpresoj që do të gjenden modalitetet që shumën minimale me u sigurua”, ka thënë Likaj.

    Likaj para anëtarëve të komisionit të mërkurën tha se janë mbledhur 1,1 milion euro donacione, për mjetet mbrojtëse nga donatorët.

    “Janë të gatshëm për bashkëpunim dhe një pjesë e kemi grumbulluar, deri tash ne kemi grumbulluar 1,1 milionë euro prej tyre. Përpos pajisjeve higjienike dhe masave të tjera që na kanë ndihmuar. Për shembull, trupat amerikane na kanë prurë pajisje mbrojtëse për nxënësit për testin e maturës. Testi i maturës do të mbahet më datën 29 gusht dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet. Pjesa dërmuese e donatorëve janë të gatshëm të na ndihmojnë edhe në aspektin e teknologjisë dhe mjete mbrojtëse”, tha Likaj.

    I pyetur nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi se sa do të jetë kosto për të mbuluar këtë mënyrë të mësimit, këshilltarja e ministrit Diellza Kukaj tha se kostoja totale është 5,6 milionë euro.

    “E kemi buxhetin 5,6 milionë, i cili është i nevojshëm, tani do ta ndajmë në sektor se kush do të jetë pjesëmarrës në financimin e saj. Atëherë gjithsej kosto e “E-mësimit”, apo mësimit në distancë është 2,7 milionë. Ku kjo është e ndarë ndërmjet donatorëve dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Jashtë kësaj kemi edhe pajisjet, të cilat i kemi siguruar prej donatorëve në shumë 1,7 milion euro. Në kuadër të pajisjeve për donatorë dhe për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë të përfshirë fëmijët, të cilët nuk kanë pasur pajisje. Sa i përket trajtimit të institucioneve dhe masat higjienike të cilat duhet të ndërmerren, ne kemi bërë një vlerësim se sa do të jetë kostoja totale për sigurimin e kushteve elementare dhe kushteve të përgjithshme për mbajtjen e higjienës dhe sigurimin e shëndetit, është 2,5 milionë shuma për komunat në përgjithësi të cilat do të merren me masat mbrojtëse”, tha Kukaj.

    Sa i përket shkurtimit të buxhetit për vitin 2020, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka pati kritika, meqë sipas tij do të paraqesë problem për realizimin e tri skenarëve të parapara për mbajtjen e mësimit.

    “Shkurtimi i buxhetit të arsimit për 11,7 milionë euro do të paraqesë problem substancial për realizimin e asaj që në një mënyrë ju e konsideroni si strategji për daljen nga situata. Mua po më duket e pakuptimtë që qeveria të bëjë shkurtim të buxhet dhe njëkohësisht të kërkohet buxhet shtesë. Unë e kuptoj cilat janë dinamikat e COVID-19, por nuk mund të ankohet qeveria që nuk e ka parashikuar se si do të jetë situata. Ne në asnjë moment nuk kemi parë ulje të numrit të rasteve, pasi kemi pasur përkeqësim të situatës”, tha Uka.

    Ndërsa, anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se do të jetë vështirë që të fillojë mësimi në shkolla e fakultete derisa higjiena në këto objekte vazhdon të jetë sfidë për vendin.

    “Për mua brengë është se si do të organizohet shkolla sepse COVID-i ka shpërfaqë edhe një gjë tjetër, atë që e kemi pasur problem gjithmonë, atë të numrit të madh të nxënësve në klasë. Kjo pandemi si duket na ka kthyer edhe te normat e reja teknike, të organizimit hapësinor në shkolla dhe cilësi më e madhe e shkollave në kuptimin e përgjithshëm dhe dizajnin e tyre. Do të na kthej po ashtu edhe te higjiena bazë, tek idetë që duhen masat e sigurisë dhe shëndetit të ruhen përmes pajisjeve shtesë. Por, higjiena bazë, kot ne mundohemi t’i mësojmë fëmijët për t’i larë duart kur edhe sot në shkolla e tmerrshme higjiena”, ka thënë Hoxha.

    Në Komisionin Arsim për Arsim, Sejdi Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të mos mbahet testi i maturës, i paraparë për 29 gusht, duke thënë se duhet të ndiqen praktikat e vendeve të tjera, për të parë suksesin e nxënësve gjatë viteve të shkollimit. Ndër tjera, ministri Likaj ka bërë të ditur se janë rreth 14 mijë pajisje teknike për fëmijët me nevoja të veçanta.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Dy zyrtarët amerikanë, Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian...
    Lajme20 Tetor 2024
    Një rast i zjarrit ka ndodhur sonte në një ndërtesë në rrugën “Hyzri Talla” në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin janë deklaruar...
    Lajme20 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bashkëbiseduar me studentë shqiptarë në Cyrih të Zvicrës. Atje, ajo ka thënë...
    Të tjera
    Lajme20 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu”, në Prishtinë. Kjo...
    Lajme20 Tetor 2024
    Politologu gjerman Alexander Rhotert, i ka kushtuar një shkrim tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Ai thekson se “BE-ja është duke e injoruar agresivitetin...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një veturë ka marrë flakë në fshatin Lluzhan të Podujevës. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në djegien e saj, por...
    Sport20 Tetor 2024
    Basketbollisti Drilon Hajrizi ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV. Hajrizi ka rrëfyer se si...
    Lajme20 Tetor 2024
    Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, tronditi botën më 24 shtator të 2023-tës. Grupe terroriste të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, vranë rreshterin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.