×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erë lufte në Mesdheun Lindor, Turqit nuk tërhiqen nga kërkimi i naftës, alarmohet Athina

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Turqia dhe Greqia kanë mbërritur në pikën më të nxehte të konfliktit në Mesdheun Lindor, pasi thirrjet për dialog kanë shkuar në vesh të shurdhër. Anija turke e kërkimit Oruc Reis, e shoqëruar nga 5 anije ushtarake ka nisur eksplorimin për gaz dhe naftë në zonën e diskutuar detare mes Greqisë dhe Qipros.

    Zyrtarët turq deklaruan se aktivitetet pranë ishullit të Kastellorizo ​​do të vazhdojnë, bazuar në marrëveshjen e kufirit detar Turqi-Libi, për të cilën Athina thotë se është e pavlefshme. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kërkuar mbledhje urgjente të këshillit për punë të jashtme të Bashkimit Europian dhe i bëri thirrje Ankarasë të tërhiqet.

    “Pas takimit me Kryeministrin, Kyriakos Mitsotakis, kërkova thirrjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE, me arsyen e provokimit në rritje nga ana e Turqisë. Kërkesa vjen në një kohë kur ekziston një kërcënim i qartë turk për paqen dhe sigurinë në Mesdheun lindor, Greqi dhe Qipro. Me gjithë përkushtimin e vendit tonë për dialog mbi bazën e rregullave të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Ligjit të Detit, Turqia po vërteton se kërkon luftë dhe këmbëngul në politikën e saj përçarëse dhe imponuese. Por ne nuk do ta lejojmë këtë, do të mbrojmë të drejtat tona sovrane.”

    Anijet luftarake greke janë dërguar në zonë, dhe po monitorojnë aktivitetet e anijes turke ndërsa ushtria është në gatishmëri. Sipas raportimeve, ka pasur edhe 45 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare Greke mbi Egje nga Forcat Ajrore Turke.

    Greqia dhe Turqia kanë qenë në prag lufte tre herë, që nga mesi i viteve 1970/VizionPlus.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Në kantonin St. Gallen dhe rajonet përreth, në ditët e fundit janë regjistruar disa vjedhje dhe plaçkitje armësh. Ende nuk është e...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa po bënte plazh te Shkëmbi i Kavajës. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Për të inkurajuar njerëzit që hyjnë në SHBA të zbatojnë kushtet e vizës së tyre, Presidenti Donald Trump (79) ka njoftuar një...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Sindikata e Punëtorëve të RTK’së do të mbajë nesër një konferencë për media. Në njoftim thuhet se qëllimi i konferencës është informimi...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Për të inkurajuar njerëzit që hyjnë në SHBA të zbatojnë kushtet e vizës së tyre, Presidenti Donald Trump (79) ka njoftuar një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Njohësi i çështjeve të arsimit të lartë, Xhavit Rexhaj, në “Info Plus”në për RTK ka shprehur shqetësimin për rënien e vazhdueshme të...
    Lajme21 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë. Kjo pasi ai gjatë një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një grua 82-vjeçare vdiq në Fondi (Latina) pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Gruaja, banore e Romës u shtri në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.