×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga paraburgimi Komandanti i Policisë në Zubin Potok, paguan 15 mijë euro dorëzani

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Dy aksione të mëdha të Prokurorisë Speciale dhe Inspektoratit Policor të Kosovës ishin zhvilluar në muajin maj dhe tetor të vitit 2019 në veri të Kosovës.

    Cak i tyre ishte arrestimi i zyrtarëve policor të pozitave të ndryshme, të cilët dyshohej se kishin keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare si dhe të njëjtit mundësonin kontrabandën në veri të vendit.

    Ndërkohë pas përfundimit të hetimeve në qershor të këtij viti Prokuroria Speciale ka ngritë aktakuzë kundër 33 personave për keqpërdorim të detyrës, kontrabandim dhe posedim të armëve pa leje.

    Por vetëm një muaj ka qëndruar prapa grilave Komandantit i Policisë për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok, G.N që ishte arrestuar nga organet e rendit pasi dyshohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për marrje të ryshfetit.

    Siç mëson gazeta Objektiv, G.N është liruar pasi ka paguar dorëzaninë.

    Këtë e konfirmoi për objektivin edhe avokati i G.N, Musa Damati.

    “Duke u bazuar ne kërkesën time e cila është deponuar në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe e cila është aprovuar ne tërësi, ndaj klientit tim është ndërprerë menjëherë masa e paraburgimit duke e zëvendësuar atë konform kërkesës së avokatit mbrojtjes me masën e dorëzanisë ne vlerë prej 15.000€ si dhe me sekuestrimin e pasaportës për klientin tim”, tha Damati.

    Sipas Damatit tashmë klientit të tij i është ndërprerë edhe masa e paraburgimit.

    “Në cilësinë e avokatit mbrojtës në raport me klientin tim kemi arritur fitore të qartë juridike për arsye se ndaj klientit tim në këtë fazë të procedurës është rrezuar krimi i organizuar si dhe është ndërprerë paraburgimi ne raport me te edhe pse pozita e tij ka qene shumë e lartë në hierarkinë policore si shef për mbikëqyrjen e kufirit, përderisa një numër tjetër i zyrtarëve policor vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim”, ka shtuar Damati.

    Në vitin e kaluar aksionet e Prokurorisë Speciale dhe Inspektoratit Policor ishin zhvilluar si përpjekje e organeve të rendit pwr tw luftuar kontrabandën në veri të Mitrovicës.

    Operacioni ishte kryer me urdhrat e Prokurorisë Speciale e cak i arrestimeve ishin zyrtarë të Policisë të dyshuar për korrupsion.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës javë më parë pati deklaruar se papunësia në vend është veç 4%, një gjë e tillë nuk po del...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Departamentin e Shtetit u mirëprit nga zëvendës...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes, por nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Gjermania nderoi të premten presidentin amerikan Joe Biden për kontributin e tij në marrëdhëniet transatlantike, përpara takimeve të tij me aleatët evropianë...
    Lajme18 Tetor 2024
    Në kuadër të projektit Mbështetja Ushtarake për Autoritetet Civile dhe vizitave në sektorët e infrastrukturës kritike, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së...
    Lajme18 Tetor 2024
    Më 24 tetor në Bruksel do të zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve nën ndërmjetësimin...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ushtarak nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe nga të FSK-së, janë trajnuar dhe certifikuar në Qendrën Ndërkombëtare të...
    Sport18 Tetor 2024
    Lista e lojtarëve më të shpejtë nga secili klub në Ligën Premier tashmë është zbuluar, me Micky Van de Ven dhe Erling...
    Lajme18 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA ku do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave ku do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.