×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Bujqësi

    ​Mustafa: Fondi i sigurimeve do t’ua garantojë bujqve kulturat bujqësore

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Besian Mustafa ka deklaruar se për zgjidhje afatgjate, bujqit e Kosovës kanë nevojë për një fond për sigurime bujqësore, që u lejon atyre të merren me bujqësi e të mos brengosen për dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore.

    Mustafa gjatë seancës plenare ka folur për dëmet që janë shkaktuar ditëve të fundit nga vërshimet, e në masë të madhe në zonën e Dukagjinit.

    Ai ka treguar se janë ndarë rreth 2 milionë euro, apo 25 për qind e shumës së dëmeve të vlerësuara nga komisionet komunale.

    Mustafa: Kemi ndarë përafërsisht 2 milionë euro

    “Sivjet kemi ndarë një buxhet prej 3,08 milionë euro për kompensimin e këtyre dëmeve, pra një fond të veçantë për kompensimin e këtyre dëmeve. Në gjashtë mujorin e parë kam kërkuar nga të gjitha komunat që të mbledhim të gjitha raportet nga komisionet komunale për evidentimin dhe vlerësimin e këtyre dëmeve. I kemi mbledhur të gjitha këto raporte, nga 22 komuna dhe kemi nxjerrë vendim në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku kemi ndarë përafërsisht 2 milionë euro, apo 25 për qind të shumës së dëmeve të vlerësuara nga komisionet komunale”, ka deklaruar ministri Mustafa.

    Mustafa u ka bërë apel 22 komunave që të dorëzojnë listat që përmbajnë xhirollogaritë e fermerëve për kompensimin e dëmeve të tokave bujqësore të fermerëve.

    Mustafa: Me Ministrinë e Financave po hulumtojmë mekanizmat për jetësimin e fondit të për sigurime bujqësore

    “Themelimi i fondit për sigurime bujqësore që do të jetë një fond i veçantë së bashku me Ministrinë e Financave dhe gjithë donatorët po hulumtojmë mekanizmat më të mirë që duhet ndërtuar për jetësimin e këtij fondi për sigurime bujqësore. Qëllimi jonë final është që të kemi një fond të mirëfilltë, i cili së bashku me kompanitë e sigurimeve në Kosovë, do u garantojë bujqve të Kosovës që do t’i sigurojnë kulturat e tyre bujqësore dhe të mos jenë më në mëshirë të fatit. Qoftë të fatkeqësive natyrore, por qoftë edhe të qeverisë qendrore komunale. Por që të kenë një zgjidhje afatgjate, pra një fond për sigurime bujqësore që atyre u lejon që të merren me bujqësi dhe të mos brengosen për dëmet që ju shkaktojnë fatkeqësitë natyrore”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.