×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni ndjek nga afër zhvillimin e stërvitjeve fushortë njësiteve të KFT-së

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni së bashku me gjeneralmajor Enver Cikaqin dhe stafin e tij, sot ka ndjekur nga afër zhvillimin e stërvitjes fushore “Kompania në mbrojtje” të realizuar nga kompania A3 e regjimentit të tretë të forcave tokësore të FSK-së që u realizua në zonën e Qiqavicës.

    Në komunikatën ministrore thuhet se në vazhdim Ministri Quni vizitoi edhe pjesëtarët gjatë demonstrimit praktik të trajnimit “Komando-Bereta“, që është duke u realizuar në zonën e fshatit Ceceli të komunës së Vushtrrisë.

    Për zhvillimin, objektivat e synuar të stërvitjes dhe trajnimit përkatës si dhe kapacitetet njerëzore e teknike të angazhuara, ministrin Quni e njoftoi komandanti i komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral Fadil Hadërgjonaj.

    Nga ana e tij, ministri Quni, përgëzoi KFT-në duke vlerësuar lart angazhimin edhe në këtë kohë të përballjes me krizën pandemike, në trajnime e stërvitje të niveleve e formateve të tilla, duke treguar nivel të lartë, disiplinë e profesionalizmi për arritjen e aftësive taktike operuese për realizimin e misionit dhe detyrave specifike të komandës së forcave tokësore dhe FSK-së në përgjithësi.

    “Unë kam marrë raportet e përditshme të punës dhe angazhimit tuaj dhe jam i vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë nëpër të cilat keni kaluar gjatë kësaj periudhe, por me moral të lartë, kalitje fizike dhe shkathtësitë e duhura profesionale keni arritur t’i përballoni me sukses” tha ndër të tjera ministri Quni.

    Trajnimi “Komando-Bereta” është duke vijuar dhe është trajnim në kuadër të planit vjetore të trajnimeve sipas planit të tranzicionit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen territoriale të vendit.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë...
    Lajme03 Maj 2024
    Të premten u promovua revista “An Innovation” e studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se mbështet dhe inkurajon gazetarët. “Lajmet e rreme minojnë demokracinë...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e...
    Lajme03 Maj 2024
    Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
    Lajme03 Maj 2024
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.