×
  • Lajme
  • Lajme

    ​FSSHK kërkon përfshirjen e stafit përcjellës shëndetësor në shtesat për paga

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka kërkuar përfshirjen e stafit përcjellës shëndetësor në kuadër të shtesave për pagë në vlerë prej 300 eurosh.

    Kërkesa e FSSHK-së drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti vjen pas publikimit të vendimit të Qeverisë në lidhje me aprovimin e shtesave mbi pagë në vlerë prej 300 eurosh për punëtorët shëndetësorë në sektorin publik.

    Në këtë vendim nuk janë përfshirë stafi përcjellës, punëtorët e shërbimeve teknike, bartësit, vozitësit, sigurimi, sanitarët, IT, punëtorët administrativë të institucioneve shëndetësore dhe Ministrisë së Shëndetësisë, inspektorët shëndetësorë.

    “I nderuari kryeministër, duke ju rikujtuar edhe njëherë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zinxhirore ju lutem mos bëni diskriminim. Merreni me seriozitet këtë kërkesë që mos të shkëputet ndonjë hallkë e këtij zinxhiri në shëndetësi duke e plotësuar Vendimin edhe me pjesën tjetër të stafit në pajtueshmëri të plotë me vartësit e institucioneve shëndetësore.

    Çdo diskriminim eventual i juaji nga FSSHK do të përdoret si shkas për të reaguar me të gjitha mjetet juridike ligjore dhe sindikale”, thuhet në letër.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”. Seanca do të mbahet ndaj të akuzuarëve...
    Lajme17 Korrik 2025
    Të enjtën rreth orës tetë të mëngjesit në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare janë përleshur fizikisht dy urologë. Burime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar ashpër Vjosa Osmanit pas deklaratave të saj se Hoti është jorelevant, dhe nuk ia...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për vizitën e këtij të...
    Sport17 Korrik 2025
    Objektivat janë vërtet të larta. Rubin Kazan e ka provuar edhe më parë ta fitojë titullin në Rusi, me kulmet në vitet...
    Sport17 Korrik 2025
    Futbolli mund të përballet me ndryshime të mëdha në rregullat e lojës përpara Kupës së Botës 2026, në një vendim që po...
    Lajme17 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndihma...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro...
    Lajme17 Korrik 2025
    Është bërë publik një vendim i vitit 2024 në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ku tregohet se Salih Mustafa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.