×
  • Lajme
  • Lajme

    MPMS rrit përkrahjen për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara UNDP, në mbështetje të punëkërkuesve të papunë të riatdhesuar në Kosovë, ka shpallur të hapur Programin e Vetëpunësimit për persona të riatdhesuar, Programin për Trajnim në Punë për persona të riatdhesuar dhe Programin për Subvencionim në Pagë për persona të riatdhesuar.

    Në një njoftim për media thuhet se këto programe synojnë të përkrahin punëkërkuesit në Kosovë, posaçërisht të papunët afatgjatë duke krijuar më shumë mundësi për ta në tregun e punës, me synim punësimin e qëndrueshëm.

    Përpjekja e shtuar vjen posaçërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19, për krijuar më shumë mundësi për punëkërkuesit në Kosovë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike.

    Thirrja për programet e Trajnimit në Punë dhe Subvencionim në Pagë është e hapur nga 6 deri më 20 gusht 2020, ndërsa për Programin e Vetëpunësimit deri më 31 gusht 2020.

    Për më shumë informata rreth procedurës së aplikimit, afateve dhe të gjitha informacioneve tjera, luteni të vizitoni adresat elektronike; https://mpms.rks-gov.net/shpallje/publikime/ ose https://aprk.rks-gov.net/ apo të kontaktoni Zyrat e Punësimit në komunën tuaj.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.