×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19 në Ballkan, Maqedonia e para me vdekje

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Të dhënat flasin se Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve të Evropës sipas numrit të viktimave në 1 milion banorë. Konform numrave të fundit kanë ndërruar jetë 240 pacientë në 1 milion banorë që Maqedoninë e rendit në vendin e 9-të në Evropë dhe e bën lider në rajon

    Ballkani Perëndimor mund të konsiderohet si vatra e re e nxehtë e koronavirusit në Europë. Vetëm në 24 orët e fundit në të 6 shtetet e rajonit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi e Bosnje janë regjistruar 1334 raste të reja infektimesh dhe 41 viktima.

    Prej disa ditësh, infektimet ditore janë mbi 1 300 në gjithë rajonin tonë që ka një popullsi prej afro 18 milionë banorësh. Ritmet ditore të infektimit janë më të lartat se në çdo vend tjetër të Europës që ka një popullsi të njëjtë apo më të madhe. Spanja që ka mbi dyfishin e popullsisë dhe ka qenë vatra e dytë më e madhe e kontinentit ka raportuar mbi 2 mijë raste të reja infektimesh gjatë 24 orëve të fundit, më e larta në Europë për një shtet të vetëm, por që gjithsesi është më e ulët se vendet e Ballkanit Perëndimor, në përpjesëtim me numrin e popullsisë. Sipas shifrave më të fundit, në vendet e Ballkanit Perëndimor infektohen çdo ditë 0.007% e popullsisë, ndërsa në Spanjë e njëjta përqindje është 0.004. Aktualisht Bosnja është vendi me numrin më të lartë të infektimeve ditore në rajon, siç duket edhe në këtë tabelë. Ndërsa vendet me më pak infektime ditore në rajon janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

    Në ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 11.202 të prekur. Autoritetet e shëndetësisë kanë raportuar edhe për 5 viktima tjera kurse janë shëruar 136 pacientë. Deri më tani janë bërë mbi 105 mijë testime që do të thotë se çdo i dhjeti i testuar ka rezultuar pozitiv. Sipas statistikës zyrtare, çdo i njëzet i dyti rast pozitiv përfundon me vdekje.

    Të dhënat flasin se Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve të Evropës sipas numrit të viktimave në 1 milion banorë. Konform numrave të fundit kanë ndërruar jetë 240 pacientë në 1 milion banorë që Maqedoninë e rendit në vendin e 9-të në Evropë dhe e bën lider në rajon. Nga Ballkani, Bosnja e Hercegovina shënon 110 viktima në 1 milion banorë, në Mal të Zi 83 viktima, në Serbi – 68 dhe në Shqipëri – 60. Statistikë më e mirë shënohet në Greqi ku nga fillimi i krizës kanë ndërruar jetë 209 pacientë apo 20 në 1 milion banorë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz minimizoi sot rëndësinë e dështimit të Bundestagut për të zgjedhur tre gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Federale, ndërsa mbuloi...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë në shtetin amerikan të Kentucky-t. Guverantori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se është...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një avion është rrëzuar në Aeroportin e Londrës. Policia e Essex tha për BBC-në se u njoftua për një aeroplan 12 metra lart...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.