×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    5 Çajra bimorë për të trajtimin e fytyrës dhe flokëve

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Tradita e lashtë thuajse 5000 mijë vjeçare e çajrave ka kaluar nga konsumi tek produktet e bukurisë. Vetitë kurative dhe aromat e parezistueshme të çajrave në mbarë botën janë kthyer në një praktikë të vërtetë edhe për të gjithë ata që dëshirojnë një lëkurë të pastër apo flokë të shëndetshëm.

    Prandaj sot AgroWeb.org ju sugjeron 5 prej tyre që mund t’i gjeni fare lehtë dhe t’i përdorni si trajtime natyrale në kujdesin ndaj vetes.

    Çaj jeshil
    Të gjithë i dinë përfitimet e shumta shëndetësore që çaji jeshil ofruaron si brenda ashtu dhe jashtë organizmit.

    Përveç mbajtjes së peshës së duhur, ky çaj është gjithashtu një përbërës i njohur në fushën e produkteve të bukurisë.

    Nëse aplikohet në formën e një maske për fytyrën, çaji jeshil vepron si një pastrues i thellë e natyral.

    Kur e vendosni në fytyrë i ofron asaj shkëlqim dhe largon yndyrën duke ulur prodhimin e sebumit.

    Për flokët, çaji jeshil mund të zihet dhe përdoret më pas për të shpëlarë flokët Në mënyrë që të shkëlqejnë më shumë.

    Një mënyrë do të ishte kombinimi me lëng limoni dhe pak çaji jeshil që ndihmon në uljen e zbokthit dhe vepron si trajtim natyral për flokët.

    Çaj kamomili
    Nëse po kërkoni një mënyrë natyrale për të zverdhur dhe ndriçuar flokët tuaj, kamomili është zgjidhja.

    Ky çaj ka vetinë t’i zbehë flokët deri në 1-2 nuanca.

    Hidhni dy qese kamomili në ujë të nxehtë, pastaj përziejini me lëng limoni dhe aplikonjeni si maskë në flokë për 5-10 minuta.

    Më pas shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

    Çaji i zi
    Radikalet e lira të pranishme tek çaji i zi vonojnë procesin e plakjes së lëkurës.

    Mjafton të zieni çajin dhe më pas lëreni të ftohet për disa momente.

    Merreni pak nga pak me anë të nj pambuku dhe aplikojeni mbi fytyrë.

    Lëreno përgjatë natës dhe në mëngjes shpëlajeni fytyrën me ujë dhe sapun.

    Çaji i lavandës
    Ky çaj është i mrekullueshëm për të qetësuar si fytyrën ashtu edhe flokët.

    Përveç kësaj ju do të ndjeni gjatë gjithë kohës edhe aromën e mirë qetësuese që lëshon.

    Mjafton ta zieni dhe ta aplikoni në lëkurë dhe flokë ose ta bëni pjesë të maskave të ndryshme.

    Çaji xhenxhefilit
    Xhenxhefili njihet si një antiseptik natyral që trajton çdo lloj problemi të lëkurës.
    Kjo fillon që nga djegiet e diellit deri tek pigmentimet e ndryshme të fytyrës apo trupit.

    Nëse e përdorni për flokët xhenxhefili rrit qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës duke favorizuar kështu daljen e flokëve të rinj.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.