×
  • Lajme
  • Lajme

    Buxheti, kusht për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Me arritjen e kontingjentit të fundit të automjeteve ushtarake taktike të tipit Humvee nga SHBA-ja, Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është bërë me 68 të tilla, ku 27 kanë qenë donacion, kurse pjesa tjetër është blerë nga buxheti i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

    Sipas tij, FSK-ja deri tani ka afërsisht 30 për qind të mjeteve taktike, të cilat i nevojiten.

    “Janë këto pajise që ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të reja që i kemi mbi bazën e mandatit dhe misionit”, tha Rama.

    Ai shtoi së vitin e ardhshëm, FSK-ja do të pajiset me automjetet të ngjashme, por më të mëdha, të tipit Humvee. Vlera e kontratave të këtyre porosive, tash për tash është konfidenciale.

    “Në të ardhmen, normalisht do të publikohet edhe kontrata edhe çmimi i tyre. Është një çmim real, një çmim i përshtatshëm dhe ne na ka hyrë në funksion”, tha Rama.

    Që nga ndryshimet ligjore më 2018, Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me mjete të ndryshme.

    Sa i përket armatimit, disa nga to që FSK-ja ka në dispozicion janë pushkë amerikane të tipit M4 carbine, ato gjermane Heckler& Koch 5/56 dhe 9 mm, etj.

    Në të ardhmen kjo forcë pritet të ketë edhe helikopterë e pajisje të tjera, thotë gjenerallejtënant Rama, por ai thotë se kjo do të varet nga buxheti.

    “Jemi në proces që ta rrisim këtë numër të armatimit dhe kalibrave të ndryshëm. Për helikopterë kemi plan, por tash varet nga mundësitë buxhetore, por e kemi idenë e qartë dhe jemi në proces e sipër. E kemi ndërtuar një plan të përbashkët me partnerët tanë strategjikë. Fillimisht do t’i kemi katër e pastaj shohim në të ardhme. Por, krejt kjo varet nga mundësitë buxhetore”, tha Rama.

    Rama tha se të gjitha kontratat për blerje të sistemit të armatimit dhe automjeteve taktike, FSK-ja do t’i ketë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj Emmanuel Macron, me rastin e 14 korrikut – Ditës Kombëtare të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka publikuar fotografi të vizitës së zyrtarit të DASH’it Brendan Hanrahan në Kosovë. Në njoftim thuhet se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se është në “kontakt të vazhdueshëm” me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe me “miq të...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Ilir Deda ka reaguar pas deklaratës së presidentes Osmani se Trump së fundmi ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës në...
    Lajme14 Korrik 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për sot një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të zyrtarizohen të gjitha...
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 200 urdhëresa të gjykatës. “ Nga zyrtarët policor të rajonit...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit, dhe dëshminë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës...
    Sport14 Korrik 2025
    Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, pasi mposhti bindshëm Paris Saint-Germainin me rezultat 3-0 në finalen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.