×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çokollata ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Çokollata, përveç që e bën një person të lumtur, është gjithashtu shumë e dobishme për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar shkencëtarët amerikanë.

    Studimi, i zhvilluar nga shkencëtarët në Fakultetin e Mjekësisë Baylor në Houston të SHBA-së, zbuloi se konsumimi i çokollatës të paktën një herë në javë i mban enët e gjakut të zemrës të shëndetshme.

    Studimi i botuar në “European Journal of Preventive Cardiology”, shqyrtoi gjashtë studime të mëparshme të cilat hulumtuan lidhjen mes konsumit të çokollatës dhe sëmundjeve të arteries koronare gjatë 50 vjetëve të fundit.

    Në këto studime, në të cilat të dhënat e tyre i ofruan 336.228 pjesëmarrës për konsumin e çokollatës, u vërejt se gjatë nëntë viteve 14.043 vuanin nga sëmundja e arterieve koronare ndërsa 4.667 prej tyre kishin atak në zemër.

    Ekspertët deklaruan se konsumimi i çokollatës të paktën një herë në javë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së arteries koronare me 8 % në dallim nga ata që konsumojnë çokollatë në interval më të gjatë.

    “Hulumtimi ynë tregon se çokollata ndihmon në mirëmbajtjen e zemrës së shëndetshme. Në të kaluarën, hulumtimet klinike zbuluan se çokollata është e mirë si për tensionin e gjakut ashtu edhe për enët e gjakut. Çokollata përmban lëndë ushqyese si flavanoidi, metilksantin, polifenol dhe acid stearik, të cilat mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe ngritin kolesterolin e mirë”, theksoi Chayakrit Krittanawong, një nga pjesëmarrësit e studimit./atsh/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.