×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Artan Hoxha zgjidhet rektor i Universitetit të Tiranës

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Artan Hoxha është zgjedhur sot rektor i Universitetit të Tiranës me 54% të votave.

    Me marrjen e postit si rektor, postin e mëparshëm qe ai ka mbajtur si dekan i fakultetit të Drejtësisë tashmë do e mbajë Sokol Mëngjesi. Shefe e Departamentit tashmë në Fakultetin e Drejtësisë është Dorina Hoxha.

    Ndërkohë pasi u shpall fitues dhe u zgjodh rektor i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha reagoi në një status në Facebook. Ai shprehu falënderime dhe mirënjohje për të gjithë mbështetësit.

    Statusi

    Falenderime dhe mirënjohje pafund për gjithë mbështetjen dhe vlerësimin e treguar për mua dhe platformën time në këtë proces kaq të rëndësishëm për Universitetin e Tiranës.

    Besoj që universiteti dha një mesazh të mirë për gjithë shoqërinë. Tregoi qytetari edhe një model mjaft të mirë të përdorimit të demokracisë së brendshme për rritjen cilësore të institucionit.

    Isha i nderuar që në këtë garë bashkë me mua kandidonin dy kolege të nderuara me të cilat do bashkëpunojmë në vijim për të mirën e Universitetit të Tiranës.

    Me votën tuaj më keni besuar drejtimin e UT-së dhe së bashku nisim tashmë një kapitull të ri, atë të #Kolegjialitetit, #Ndërkombëtarizimit dhe #Transparencës.

    Së bashku do punojmë fort për të kthyer në plan veprimi të gjithë platformën e dakordësuar me ju.

    Së bashku do bëjmë të mundur që Universiteti i Tiranës t’u përkasë studentëve, pedagogëve dhe shoqërisë shqiptare.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.