×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Shënohet rënie e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Në tremujorin e dytë 2020 janë regjistruar 2.033 ndërmarrje ose 12.03 për qind më pak në krahasim me tremujorin paraprak, derisa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka rënie prej 23.4 për qind, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    Në raportin mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë thuhet se sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 488 ndërmarrje të regjistruara (24%); ndërtimtaria me 328 (16.1%); prodhimi me 309 ndërmarrje të regjistruara (15.2%), etj.

    Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 1.963 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.6%); me 5-9 të punësuar janë 53 (2.6%); me 10-19 të punësuar janë 11ndërmarrje (0.5%); me 20-249 të punësuar 6 ndërmarrje (0.3%), ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka ndonjë ndërmarrje të regjistruar gjatë këtij tremujori.

    Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara, në nivel të komunave prin Prishtina me 551 ndërmarrje të regjistruara (27.1%); Ferizaj me 164 (8.1%); Prizreni 153 (7.5%); Peja 127 (6.2%); Gjilani 110 (5.4%); dhe Gjakova me 108 ndërmarrje të regjistruara (5.3%).

    Komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.