×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

    Duke i uruar suksese në misionin e ri në Kosovë, presidenti Thaçi i ka ofruar ambasadorit të ri të Gjermanisë bashkëpunim të plotë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

    “Gjermania është adresë e rëndësishme politike e Kosovës në Evropë. Jemi mirënjohës për mbështetjen që populli gjerman ka dhënë në procesin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Në këtë takim është biseduar edhe për sfidat për tejkalimin e pandemisë COVID-19.

    Nga ana tjetër, ambasadori i ri gjerman, Jörn Rohde, ka theksuar se Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

    Presidenti Thaçi është shprehur optimist se gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian nga ana e Gjermanisë do të mund të jetësohet edhe liberalizimi i vizave për qytetarët tanë, pasi që Kosova tash e disa vjet i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Ish-komantanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Nerodimës, Shukri Buja ka udhëtuar për në Hagë, me ftesë të Gjykatës...
    Lajme20 Tetor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zhvilluar vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku dhe është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi....
    Lajme20 Tetor 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, u nderua me titullin “Anëtar Nderi” i përjetshëm i Federatës Pan-Shqiptare ‘VATRA’ gjatë një vizite në selinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Është gjetur e pajetë një 82-vjeçare në Elbasan, e cila një ditë më parë ishte larguar nga banesa e saj. Policia ka...
    Vip20 Tetor 2024
    Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me fansat e saj momente të ndryshme Shkurta në...
    Lajme20 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve në rastin “Subvencionet 4”, Gjon Musolli dhe...
    Lifestyle20 Tetor 2024
    Prezentuesi kosovar Egzon Avdijaj, pas një kohe pauze shfaqet në Top Channel I njohur që në moshë të vogël me prezencën e...
    Lajme20 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati pretendon se raporti i fundit i Bankës Botërore u “keqcitua”. Ai shkroi në një postim në Facebook...
    Lajme20 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në Ambasadën e Republikës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.