×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërohet dënim me vdekje për 33 paramilitarë rusë në Bjellorusi

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Siç njoftojnë mediat perëndimore dhe bjelloruse, organet e sigurisë të Bjellorusisë kanë arrestuar 33 mercenarë rusë, pjesëtarë të grupit famëkeq paramilitar Wagner.

    Strukturat bjelloruse të sigurisë, kishin siguruar informacione se një grup prej 200 paramilitarëve rusë kishin hyrë në territorin e Bjellorusisë, me qëllim të destabilizimit të situatës në prag të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, raporton KosovaPress.

    Në mbrëmje në mes të 24-25 korrikut, në një hotel në kryeqytetin bjellorus në Minsk, kishte arritur grupi prej 33 paramilitarëve rusë. Ata ishin prezantuar si turistë nga Rusia, por dyshimet kishin lindur nga sjelljet dhe dukja e tyre. Ata kishin prenotuar për një natë, por kishin qëndruar deri më 27 Korrik, duke lëshuar hotelin dhe duke u vendosur në resorin shëndetësor, Sanatoriumin e Minskut, që është në periferi të kryeqytetit bjellorus.

    Mbrëmë me 29 korrik, njësiti i Shërbimit të Inteligjencës Bjelloruse (Комитет государственной безопасности Республики Беларусь, КГБ) i ndihmuar nga njësiti i ndërhyrjeve të shpejta të Policisë së Bjellorusisë, kishin arrestuar 33 pjesëtarët e Wagner, siç shihet edhe në videon më poshtë të postuar në Youtube.

    Presidenti bjellorus, Llukashenko ka komentuar arrestimin e paramilitarëve rusë, duke thënë se ata do të përballen me dënimin me vdekje.

    Agjencia Bjelloruse e Lajmeve “BeITA”, ka publikuar edhe emrat e të të arrestuarve:

    1. Milayev, Arem Viktorovich;

    2. Bakhtigarayev, Takhir Minigayanovich;

    3. Altukhov, Aleksandr Viktorovich;

    4. Li, Vladimir Aleksandrovich;

    5. Kozhevnikov, Andrei Yuryevich;

    6. Sapronov, Aleksei Vladimirovich;

    7. Shcherbakov, Sergei Vladimirovich;

    8. Volgin, Aleksei Vladimirovich;

    9. Driga, Oleg Igorevich;

    10. Pavlenko, Sergei Grigoryevich

    11. Rudenko, Aleksandr Svyatoslavovich;

    12. Kharitonov, Denis Yuryevich;

    13. Sidorov, Sergei Aleksandrovich;

    14. Koshman, Maksim Yaroslavovich;

    15. Bubnov, Sergei Gennadyevich;

    16. Nizhnik, Pavel Aleksandrovich;

    17. Selikhov, Vladimir Ivanovich;

    18. Fetisov, Gennady Yevgenyevich;

    19. Fomin, Mikhail Nikolayevich;

    20. Yekimov, Vladimir Sergeyevich;

    21. Karimov, Rinat;

    22. Shubin, Aleksandr;

    23. Shelomentsev, Igor;

    24. Maslov, Sergei Alekseyevich;

    25. Zaidulen, Rustem;

    26. Tokarenko, Andrei Viktorovich;

    27. Serdyukov, Andrei Viktorovich;

    28. Sergeyev, Fyodor Mikhailovich;

    29. Tanov, Rafik Kabulovich;

    30. Zyablitsev, Yevgeny Sergeyevich;

    31. Samarin, Pavel Lvovich;

    32. Bakunovich, Andrei Petrovich;

    33. Shatsky, Artyom.

    Wagner është njësi paramilitare ruse e krijuar nga presidentit Putin dhe nën drejtimin e Dimitri Utkin, nënkolonelit të forcave speciale ruse “Spetsnaz”. Wagner është nën kontrollin e drejtpërdrejt të oficereve të shërbimeve inteligjente rus, FSB-së dhe GRU-së. Në lidhje me Wagner është edhe biznesmeni kontrovers rus, Yevgeni Prigozhin, për të cilin thuhet se është njeri i afërt i presidentit Putin.

    Ndryshe, paramilitarët e Wagner kanë qenë pjesë e konflikteve në Ukrainë, Siri, Republikën Qendrore Afrikane dhe Libi. Në mesin e paramilitarëve të Wagner ka edhe paramilitarë serbë, ku vlen të ceket rasti i paramilitarit serb nga Kosova, Aleksa Gjuriq, i cili gjatë muajit maj ishte vrarë në luftime në Libi.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.