×
  • Lajme
  • Lajme

    Valbon Krasniqi nuk e përjashton mundësinë e mbylljes totale

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi pohoi se situata e pandemisë së COVID-19 është tepër shqetësuese.

    Ai nënvizoi për Euronews Albania se rritja e shifrave dhe kërkesa e pacientëve për ndihmë shëndetësore ka shtuar më tej presionin tek strukturat shëndetësore.

    Doktor Krasniqi tha se në të gjithë Kosovën sot numërohen 600 pacientë të shtruar në spitale, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

    Ai pohoi se nëse kjo situatë do të vijojë me këto ritme, atëherë sistemi shëndetësor do të ketë vështirësi në sigurimin e shtretërve.
    Me të vërtetë siç e thatë edhe ju, këto janë shifra shumë shqetësuese për ne, veçanërisht në aspektin klinik pasi këto shifra në rritje të vazhdueshme po e vënë nën presion shërbimin spitalor për zgjerimin e kapaciteteve në shtretër. Mund të them se ende e kemi situatën nën kontroll për sa i takon ofrimit të shtretërve dhe ofrimit të ndihmës shëndetësore.Në këto momente që po flasim kemi mbi 600 pacientë të shtruar në Klinikën Universitare në Prishtinë dhe në 7 spitalet rajonale. Tani për tani janë të përballueshme këto shifra. Para dy javësh kishim gjysmën e tyre, ndërkohë brenda këtyre dy javëve janë shtuar rastet”, tha ai.

    Krasniqi tha se nëse rastet do të vijnë në rritje, atëherë nuk përjashtohet mundësia e një mbylljeje totale.

    Gjithsesi, doktor Krasniqi pohoi se kjo masë mund të aplikohet vetëm atëherë kur komiteti i ekspertëve dhe epidemiologët e shohin të arsyeshme.

    “Këto shifra janë shqetësues dhe tashmë pothuajse ne kemi më shumë se dy javë më shumë se 200 raste në ditë. Duke parë shifrat në rritje, qeveria e Kosovës nën rekomandimin e ekspertëve u detyrua të ashpërsonte masat. Jemi në pritje dhe këto masa duhet të japin rezultatet e tyre. Tani për tani nuk mund të pohoj një gjë të tillë, por kjo do të varet nga rekomandimet e epidemiologëve, mirëpo shifrat në rritje nuk po lënë hapësirë për të lëvizur përpara në kuptimin pozitiv”, tha ai.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 27 të ekzekutuarit shqiptarë nga forcat serbe me 26 maj...
    Lajme26 Maj 2024
    Në orët e pasdites një automjet ka marrë flakë zjarri në lagjen Ulpiana në kryeqytet. Rasti ka ndodhur nën rrethana ende të...
    Lajme26 Maj 2024
    Kjo veturë me të cilën dikur lëvizte ish-presidenti Ibrahim Rugova, mund të funksionalizohet pas 19 vjetëve. “Chevrolet”-in e ish-presidentit historik, qytetarët mund...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2024
    Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Nishor të Suharekës. Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë...
    Lajme26 Maj 2024
    Misioni i KFOR-it në Kosovë ka reaguar lidhur me raportin e diskutuar të shtunën në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë...
    Lajme26 Maj 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovcit, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje dhe ta përfondojë mandatin qeveria e tij, pasi...
    Lajme26 Maj 2024
    Rezultati paraprak i regjistrimit të popullsisë së Kosovës iu ka bërë përshtypje edhe mediave boshnjake e zvicerane. “Popullsia e Kosovës po zvogëlohet,...
    Lajme26 Maj 2024
    Emmanuel Macron arriti në Berlin më 26 maj, në vizitën e parë në Gjermani që një president amerikan ka realizuar në 24...
    Lajme26 Maj 2024
    Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi me homazhe në qytetin e Prizrenit, duke vendosur kurora me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.