×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Nuk jemi kryetarë që të numërojmë kufoma, por të evitojmë kufoma

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti, duke thënë se pandemia po  menaxhohet në panik, në nivel vendi.

    Në një prononcim për Mediafokus.info, Haziri ka thënë se situata po rrëshqet në padëgjueshmëri qytetare.

    “Situata po del në padëgjueshmëri qytetare, në mënyrën qysh po menaxhohet. Nëse nuk marrin vendime në koordinim me kryetarët e Komunave, le ta dinë se unë si kryetar i Komunës nuk i ndahem qytetarëve të mi. Unë në ora 21:05 dalë e festoj në Gjilan ose marr pjesë në funerale sepse na kanë dhanë detyra pa kapacitete. Ne nuk jemi kryetarë që të numërojmë kufoma, por të evitojmë kufoma”, ka thënë Haziri, për Mediafokus.info.

    Ai ka dalë edhe kundër idesë që Kurban Bajrami të kremtohet përmes sistemit online.

    “Ritualet fetare bëhen me motive dhe rregulla të caktuara. Nuk bëhen me transmetim virtual. Duhet të gjejmë mënyrën e me na i dhanë instruksionet qysh të kremtojmë sepse të premten është festa”, ka shtuar Haziri.

    Ai ka kërkuar që të largohet ora policore për Gjilanin dhe të hapen cerdhet, shkollat e futbollit dhe bibliotekat, të cilat do të funksionojnë me rregulla strikte.

    “Unë e di që ministri i Shëndetësisë shëndetin e qytetarit e ka prioritet, por janë edhe tre ministra që duhet të merren me probleme të tjera. Unë i bëj thirrje që të koordinohen dhe të mos na lënë problemet te dera”, ka theksuar nënkryetari i LDK’së.

    Përndryshe, numri i përgjithshëm i qytetarëve të Kosovës të infektuar me COVID-19 brenda 4 muajve është 7.413, 4.027 janë shëruar, 3.201 raste janë aktive, derisa numri i viktimave ka shkuar në 185.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.