×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Për dialogun po mungon konsensusi edhe në koalicionin qeverisës

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Emërimi i Skënder Hysenit si koordinator shtetëror për dialogun vetëm dy ditë para se të zhvillohet takimi në Bruksel dhe mospërkrahja nga partnerët e koalicionit qeverisës po shihet si dobësim i pozitës së Kosovës në këtë proces.

    Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se mbetet shqetësues fakti se Hyseni u emërua vetëm dy ditë para se të zhvillohet takimi, për çka deklaron se vihet në pikëpyetje se a ka mundur ai të përgatitet për këtë takim.

    Krasniqi që bënë monitorimin e procesit të dialogut qysh nga fillimi, për KosovaPress, thotë se edhe mungesa e konsensusit të brendshëm për këtë proces po e dobëson pozitën e Kosovës.

    Krasniqi: Mbetet si çështje shqetësuese fakti se sa ka mundur ai të përgatitet për këtë takim

    “Ai u emërua vetëm disa ditë para se të mbahej takimi në Bruksel dhe patjetër mbetet si çështje shqetësuese fakti se sa ka mundur ai të përgatitet për këtë takim dhe se ka qenë ai i integruar në proces më përpara për ta kuptuar në fakt se ku ka qenë procesi dhe ku është duke shkuar. Në të njëjtën kohë duhet të kemi pak më shumë sqarime rreth asaj se cilat janë pozicionet e Kosovës dhe nëse ka Kosova pozicione për tema të caktuara… A do arrijë z.Hyseni që të bëjë koordinimin edhe mes partive politike edhe me faktorin ndërkombëtar siç përshkruhet në detyrat e tij, duke e ditur që z.Hoti si kryeministër nuk ka arritur ta bëjë. Prandaj, ka shumë pikëpyetje të cilat nuk duhet të lidhen me një emër të caktuar, po me një proces. E duke e ditur se sa i rëndësishëm është ky proces duhet të kërkohet që të ndërtohet një konsensus”, thotë ajo.

    Krasniqi thotë se edhe në të kaluarën ka pasur procese të cilat janë filluar në nivel politik më të lartin në nivel të kryeministrit apo të presidentëve, pastaj ka pasur diskutime që janë mbajtur në nivel më teknik të ekspertëve.

    Krasniqi: U kalua shumë shpejt nga ky procesi politik në këtë teknik

    Video 

    “U kalua shumë shpejt nga ky procesi politik në këtë teknik ta them ashtu, edhe pse po thuhet që nuk ka proces teknik, duhet kuptuar që në fakt është procesi teknik dhe ai politik, pasi që ai teknik në nivelin e ekspertëve. Nuk e kemi kuptuar ende qartë në fakt nëse ka arritur procesi politik të ketë në nivelin politik të ketë një dakordim, ne ende nuk e dimë cili është roli i BE-së në këtë proces, a ka parime, cilat janë parimet rreth fazës finale të dialogut, nuk e dimë ende a ka një dakordim që epilogu të jetë njohja reciproke, a ka vija të kuqe ky proces, nuk e dimë rolin e shteteve anëtare, siç nuk e dimë as rolin e SHBA-ve. Pra, ka ende shumë pikëpyetje, ndërkohë që brenda në spektrin e brendshëm politik ka një fragmentarizim të skajshëm ku shihet që nuk është vetëm në polin pozitë opozitë, po duket që ka një fragmentarizim edhe brenda koalicionit qeverisës”, thotë ajo.

    Duke qenë se emërimi i koordinatorit u prit me skepticizëm nga partitë politike në vend, përfshi edhe ato pjesë e koalicionit qeverisës, Krasniqi thotë se do të ishte dashur të kishte një dakordim paraprakisht për këtë çështje.

    Krasniqi: Në fakt ne jemi në pozitë shumë të dobët

    “Fakti që nuk kemi një konsensus të brendshëm politik, në të cilin nuk është e përfshirë opozita, por shkon deri aty mungesa e konsensusit edhe brenda partnerëve të koalicionit. Do të thotë që në fakt ne jemi në pozitë shumë të dobët, sepse ne e kemi të vështirë ta shtyjmë një proces kaq të rëndësishëm përpara që kërkon në fund të fundit 2/3 e votave ku nuk ka një konsensus as brenda qeverisë po as me opozitën”, deklaroi ajo.

    Një marrëveshje përfundimtare siç po proklamohet nga krerët e institucioneve vendore, Krasniqi thotë se ka kuptim vetëm atëherë kur flitet për njohje reciproke.

    E për arritjen e një marrëveshje të tillë, ajo e sheh të domosdoshëm edhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Krasniqi: Ka kuptim vetëm kur flitet për njohje reciproke

    “Një marrëveshje përfundimtare normalizimi ka kuptim vetëm atëherë kur flitet për njohje reciproke, por edhe në të njëjtën kohë kur kemi një përfshirje më të madhe të shteteve anëtare të BE-së në kuptimin që zhbllokojnë 5 shtetet jo njohëse, pra njihemi nga ato 5 shtete dhe kur ne marrim perspektiven evropiane dhe arrijmë të kalojmë drejtë anëtarësimit në OKB. Këtu kërkohet patjetër edhe një përfshirje e SHBA-ve, pasi vetëm në këtë formë nëse ne e dimë qartë se ku po shkojmë atëherë mund të ketë sukses një rrugëtim deri tek marrëveshja përfundimtare”, thotë Krasniqi.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në pritjen e Ambasadës hungareze në Prishtinë me rastin e Ditës Kombëtare të Hungarisë, e konsideroi 23...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot i ka vazhduar vizitat nëpër qytete. Sot, ai ishte në Rahovec e në...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se pas një deklarate të tij, ku përmendi bisedimet...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tre vjet të qeverisjes së Agim Aliut...
    Lajme23 Tetor 2024
    Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se Kryeministri aktual, Albin Kurti do të jetë një lider që një ditë do të sfidohet...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish- i burgosi politik Nait Hasani ka folur për Gjykatën Speciale, dhe për gjykimin që po ju bëhet Thaçit, Veselit e të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Fituesi i Big Brother Vip të vitit të kaluar, Lumbardh Salihu, pritet që të aderoj në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Siç mëson...
    Vip23 Tetor 2024
    Ashtu siç u paralajmërua, Fero hyri në shtëpinë më të famshme në vend “BBVK3”. Ai erdhi në këtë reality-show për t’i befasuar...
    Vip23 Tetor 2024
    Pëlqyeshmerinë ndaj saj e tregoi pa hezituar. E, se e ka seriozisht, Kevini po mundohet t’ia dëshmojë Anës në çdo formë, njofton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.