×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai s’ka certifikatë për të birin e vdekur në Siri

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Vitin e kaluar Kosova kishte hapur kufijtë për mbi 100 shtetas të cilët në rrethana të ndryshme kishin marrë rrugë drejt Sirisë. Ata do të riatdhesoheshin në vendlindjen e tyre.

    Megjithatë procesi i integrimit të tyre akoma po vazhdon. H.S të cilit i kishte vdekur djali në zonat e konfliktit, ka thënë për T7 se akoma nuk po arrin ta nxjerrë një certifikatë të vdekjes të birit të tij.

    Madje i dëshpëruar ai thotë se do të merrte rrugë drejt vendit ku djali i tij thuhet se ka vdekur.

    “Ai ka ra në Siri por hala nuk po dihet qysh e tek, po më duhet një certifikatë e vdekjes për të, hala se kemi marrë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme na kanë thënë që nuk po dimë hala. Unë me mujt me ditë ku ka ra djali jem isha shku me shtagë deri atje veç vorrin me mujt me ia qelë” ka thënë H.S.

    Prindi i të ndjerit shprehet i bindur se djalin e tij e kishin mashtruar, pasi që sipas tij ai nuk praktikonte fenë në baza ekstreme.

    “Jam shumë i bindur se dikush e ka mashtru. Ai ka qenë djalë i urtë shumë, bile të gjithë janë çuditë kur ju kemi tregu se çka ka ndodhë me të” rrëfen babai për T7.

    E mes gjithë dhimbjeve që ai ndjen për të birin e vrarë, ka një mesazh për të gjithë. Ai fton kosovarët që të qëndrojnë larg zonave të konfliktit.

    “Unë s’kom ditë asgjë se e kisha thirr policinë, më mirë me qenë në burg se ku u shku e ka rënë. Sa të mujnë le t’i ndalin mos t’i lajnë me shku. Më i mirë se vendi yt nuk është asnjë” shprehet ai.

    H.S lehtësimin e vetëm thotë që e ndjen përmes nipit të tij, i cili thotë se i ngjan tërësisht të birit.

    “Zemrën e kom pak ma shnosh prej që e kom nipin, krejt i ka ngja djalit”.

    Nipi i tij jeton me nënën në Kosovë, e për H.S tashmë ka rëndësi vetëm mirëqenia e tij.

    Në prill të vitit të kaluar ishin riatdhesuar më shumë se 100 shtetas kosovarë të cilët kishin qenë në Siri, në mesin e tyre 74 fëmijë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.