×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti ndërkombëtar: Veriu i Kosovës, terren pjellor për aktivitete të paligjshme

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

     Sipas raportit të fundit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar me titull: Tentakulat Ndërkombëtare: Zonat Problematike të Krimit të Organizuar nga Vendet e Ballkanit Perëndimor,  lufta e viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë shkaktoi një tragjedi humanitare, çrregullime, dhe bëri të mundur krijimin e një terreni pjellor për zhvillimin e krimit të organizuar. “Ngaqë Kosova ishte një territor pa status të përcaktuar qartë, gjatë luftës kishte nevojë për ndihmë nga jashtë që të mbijetonte. Si rezultat, përveç mbështetjes financiare dhe politike nga jashtë (duke përfshirë edhe diasporën), filluan të lulëzonin edhe aktivitete të paligjshme, si trafikimi i armëve dhe drogës, kontrabanda e naftës, makinave të vjedhura, si dhe korrupsioni. Këto aktivitete mundësoheshin nga rrjetet informale dhe ekonomia gri, që ishin krijuar si rezultat i kushteve të vështira social-ekonomike në Kosovë gjatë viteve 90”, potencohet në këtë raport.
    Gjatë periudhës 1999–2008, Kosova u qeveris nga Misioni Ndërkombëtar Administrativ i OKB-së në Kosovë (UNMIK) – por transferimi i qeverisjes tek autoritetet vendore filloi aty nga viti 2005.
    Që nga viti 2008, Kosova është ndihmuar nga misioni i Bashkimit Evropian për respektimin e ligjit (EULEX) për të ngritur institucionet ligjore, dhe për të mundësuar procesin e integrimit të Kosovës në BE.
    Në këtë periudhë paslufte të ngritjes së shtetit, ku institucionet dhe infrastruktura ishin të dobëta, disa individë në pozita të forta, që kishin marrë pjesë në luftë dhe kishin lidhje të forta me diasporën, e shtuan ndjeshëm pasurinë dhe influencën e tyre, duke u marrë njëkohëshisht si me aktivitete të ligjshme, ashtu edhe me veprimtari kriminale.
    “Disa prej tyre iu futën politikës, madje kishin në dorë edhe administrimin e fondeve publike. Për disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u fol se ishin të përfshirë në aktivitete kriminale (si pika karburanti që përdoreshin për pastrimin e parave të pista).
    Disa të tjerë, veçanërisht ata që ishin përfshirë në të ashtuquajturin ‘biznes të mbrojtjes’, krijuan kompani të policive private për të maskuar me legjitimitet aktivitetet e tyre”. Megjithë hapat e hedhura përpara në proceset shtetformuese, qeveria e Prishtinës, edhe sot e kësaj dite, ka shumë pak kontroll mbi veriun e Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe. Institucionet e veriut të Kosovës kanë pushtet të limituar, si pasojë e hapave të ngadalshme të reformës së vetë-administrimit, ndërkohë që kjo zonë është bërë objekt konflikti midis Beogradit dhe Prishtinës në lidhje me statusin dhe kufijtë e zonës veriore.
    Si rezultat ky territor ka mbetur një zonë gri, dhe është kthyer në terren pjellor për aktivitete të paligjshme. Ashtu si thuhet pa dorashka edhe në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën: “Situata në veri të Kosovës vazhdon të paraqesë sfida të mëdha për forcat e ruajtjes së rendit në lidhje me krimin e organizuar”, theksohet në raportin që e posedon “Front Online”.

    Një raport ndërkombëtar zbulon “korridorin Ballkanik” të heroinës, Kosova vend transit i drogës

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.